|E shtunë, Maj 27, 2017

Arrestohen 2 shtetas, u kapën me 4 doza kanabis 

Fier – Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasit Halim Mernica, 23 vjeç.

Eduart Mernica, 31 vjeç, të dy banues në fshatin Sulaj, Fier.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi  në fshatin Grykë, Fier gjatë kontrollit të mjetit tip Audi A6, me targa AA 935 HE  i cili drejtohej nga shtetasi Eduart Mernica dhe pasagjer shtetasi Halim Mernica, në sedilen e parë të pasagjerit u gjetën dhe bllokuan në cilësinë e provës materiale 4 doza lëndë narkotike të dyshuara Cannabis Sattiva. Shtetasi Eduart Mernica drejtonte mjetin i pa paisur me leje drejtimi. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve” në ngarkim të shtetasit Halim Mernica dhe “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt” në ngarkim të shtetasit Eduart Mernica.

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Duka firmos marrëveshjen me Bashën, tre deputetë në listat e PD https://t.co/BueCpx2x26 via @wwwalb365com
11,293 people follow ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
SHBA: Do verifikojmë çdo pushtetar shqiptar që kërkon vizë

Përballë refuzimit të vizave nga ambasada e SHBA pritet të jenë edhe politikanët. Drejtori i zyrës për çështjet e Evropës...

Close