|E premte, Korrik 21, 2017

Arrestohen 2 shtetas, kundêrshtuan patrullën policore 

Lushnje – Kundërshtojnë punonjësit e policisë, arrestohen në flagrancë 2 shtetas.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje, arrestuan në flagrancë shtetasit:

1.Erion Lleshi, 37 vjeç, banues në lagjen “Gafurr Muco”, Lushnje.

2.Elion Korreshi, 38 vjeç, banues në lagjen “Loni Dhano” Lushnje.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi në lagjen “Kongresi”, Lushnje, kanë kundërshtuar punonjësit e patrullës përgjithshme gjatë shoqërimit të tyre për në komisariat.

Shoqërimi i tyre për në Komisariat do të behej pas ndihmës së kërkuar nga shtetesja Xh.Ç, 52 vjeçe, banuese në Lushnje( pastruese e ambienteve urbane në qytetin Lushnje) e cila ka qënë duke pastruar rrugën dhe është fyer nga shtetasit e mësipërm.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik” parashikuar nga Neni 236 i Kodit Penal.

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Ja trendi i ri për vetullat (fotot) https://t.co/ViuOUoldOc https://t.co/JDJ9HTD6lY
11,309 people follow ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Litarin në fyt gruas se nuk i kish bërë gati bukën

Lushnje - Zbardhen detaje pas arrestimit te 56-vjeçarit në Lushnjë, pasi ka tentuar të mbysë me litar bashkëshorten e tij....

Close