|E martë, Janar 24, 2017

Arrestohen 2 shtetas, njëri për armëmbajtje e tjetri për zjarrvënie 

Lushnje – Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Lushnje, arrestuan në flagrancë shtetasin Islam Cani, 59 vjeç, banues në lagjen “18 Tetori”, Lushnje.

Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e shtetasit A.Xh, 42 vjeç.

Në fshatin Savër, Lushnjë, në pronën e shtetasit Islam Cani, u gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 100 gramë lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva, disa bimë të mbjella të dyshuara Cannabis Sattiva dhe një fishekë pistolete.  Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kultivuar bimët narkotike. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprat penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”, “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”

Divjakë – Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Divjakë, arrestuan në flagrancë shtetasin A. Z, 15 vjeç, banues në Divjakë. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi dyshohet se është autori i vënies së zjarrit në fshatin Mizë më datën 02.09.2016, ku është djegur një sipërfaqe me 5 hektar të mbjellë me ullinjë.

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Policia arrestoi 2 shtetas https://t.co/xGOyMYV2m4 https://t.co/NOTO8ZuI1p
505 people follow ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Berisha – Ndikimin më të madh e kam tek Rama

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se ndikimin më të madh e ka më shumë tek Edi Rama, sesa Lulzim Basha. I ftuar në emisionin “Xing me Ermalin”, Berisha e quajti...

Close