|E shtunë, Tetor 21, 2017

Arrestohen 2 shtetas, njëri vidhte në vendin e punës 

Fier – Vodhi duke shpërdoruar detyrën, u arrestua në flagrancë nga policia.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonimik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin Xhemal Toska, 55 vjeç, banuse në Lagjen e Re, Patos. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi është kapur nga koordinatori i kompanisë “Bankers Petrolum” duke vjedhur dy bidona 25 litrosh me vaj të kompanisë. Shtetasi Xhemal Toska kishte detyrën e mekanikut në këtë kompani. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën” parashikuar nga Neni 135 i Kodit Penal.

Lushnje – Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Lushnje, ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim Laert Haxhiu, 24 vjeç, banues në lagjen “Loni Dhamo”, Lushnje. Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi ishte shpallur në kërkim për veprën penale të “Mosbindjes ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik”, parashikuar nga Neni 242 i Kodit Penal.

alb365/policia

 

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
bledi-mane
I thashë Amerikës, mos e krruaj me Artur Zhejin

Nga BLEDI MANE - Ti,une,ata,te gjithe ne shqiptaret kemi te mpleksur nje ndjesi te cuditshme ne vetevete. E thene me...

Close