|E shtunë, Nëntor 18, 2017

Arrestohen 3 persona, kapet gomonia me 1500 kg hashash 

Një sasi prej 1500 kilogramë kanabis sativa është kapur në një gomone, gjatë një operacioni të përbashkët në det.

Në pranga janë vënë tre trafikantët të cilët ndodheshin në bordin e gomones.

“Roja Bregdetare dhe QNOD kanë njoftuar për një mjet lundrues të dyshimtë që lëvizte me shpejtësi të madhe në jug të Shqipërisë në afërsi të Korfuzit. Menjëherë Policia e Shtetit në bashkëpunim me GdF në Durrës dhe Vlorë, kanë sinjalizuar dhe janë aktivizuar njësitë Guardia di Finanza në Bari e Taranto, si dhe dispozitivi Frontex. Pas interceptimit në det në afërsi të Kalabrisë ka filluar një ndjekje e gjatë në det të gomones oqeanike me motorë të fuqishëm nga 400 cv” sqaron policia.

Policia thotë se ndjekja ka filluar në mbrëmjen e datës 6 Prill dhe ka përfunduar rreth orës 16:00 të datës 7 Prill në pjesën fundore të Greqisë, falë edhe informimit në kohë reale të Rojes Bregdetare Greke e cila ka aktivizuar të gjithë potencialin e saj.

“Janë arrestuar tre skafistët që ishin në bord. Kanë filluar procedurat e identifikimit të tyre. Ndërkohë janë rekuperuar dhe sekuestruar rreth 1500 kg“, mbyll njoftimin policia.

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
gjykata-cekici
Akuza nga Zvicera, sekuestrohen pasuri të paluajtshme në Tiranë dhe Durrës.

    Zvicër - Tiranë - Gjykata e Tiranës ka vendosur sekuestro preventive për pasuritë e paluajtshme të shtetasit F.M.,...

Close