|E hënë, Janar 23, 2017

Arrestohen vllezërit Qefalia, kapen 59 kg kanabis 

Ishte Partia Demokratike e cila denoncoi rastin e kapjes të një sasie droge në Priskë, duke akuzuar edhe deputetin socialist Xhemal Qefalia se ka lidhje me personat e arrestuar.

Por policia e Tiranës disa orë më vonë doli me një komunikatë për mediat, duke sqaruar se janë sekuestruar 59 kilogramë kanabis sativa, ndërsa në pranga janë vënë dy vëllezër Haxhi dhe Vullnet Qefalia 36 dhe 31 vjeç.

“Gjatë orëve të mbasdites së sotme (07.102016),  Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë nr 5, kanë marrë informacion në rrugë operative se shtetasi Haxhi Qefalia ishte duke futur një sasi lënde narkotike në një  banesë në fshatin Priskë e Vogël të Njësisë Administrative Zallherr. Shërbimet  policore kanë  shkuar menjëherë në adresën e dhënë ku gjatë kontrollit të banesës të marrë me qera nga  shtetasi Haxhi Qefalia, është  konstatuar një sasi lënde narkotike e dyshuar si canabis sattiva, ku pas peshimit  rezultoi me një peshë 55.3 kg.Gjithashtu  nga veprimet e shpejta policore është kapur në flagrancë  në një distancë rreth 20 m,  larg kësaj banese në tentativë për t’u larguar shtetasi Vullnet Qefalia, i cili u kap me një sasi lënde narkotike e dyshuar si canabis sattiva, ku pas  peshimit  rezultoi 3.7 kg.”

Banesa ku u gjet droga ishte marrë me qira

Gjithashtu u  proçeduan në gjendje të lirë shtetasit  Sh. K., 53 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Priskë e vogël të Njësisë Administrative Zallherr dhe  Xh. K, 53 vjeçe, lindur dhe banues në fshatin Priskë e vogël.

Më tej policia thotë se “nga veprimet e para hetimore dyshohet se shtetasit e proceduar në gjendje të lirë (bashkëshortë me njeri- tjetrin)  ishin pronarët e banesës  ku u gjet lënda narkotike të cilën ia kishin dhënë me qera  gjysmën e baneses shtetasit H.Qefalisë dhe në pjesën tjetër të kësaj baneseje jetonin vetë.”

Deputeti socialist Xhemal Qefalia hodhi poshtë akuzat e PD, duke deklaruar se nuk ka lidhje me personat e arrestuar, ndërsa theksoi se PD do ta çojë në gjyq për shpifje.

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: 2.225 vende pune bosh, profesionet dhe si duhet të aplikoni https://t.co/AmQww8cNMU https://t.co/DWnhR9PqV4
500 people follow ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Paratë e pista, bllokohen 4,4 milion europër 2014.

Tiranë - Vetëm gjatë gjashtë muajve të parë të vitit 2014, nga ana e Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave (DPPPP) janë nxjerrë 25 urdhra bllokimi, të...

Close