|E hënë, Janar 22, 2018

Arrestohet 41 vjeëari, i afroi rrushfet policit mos ti vendoste gjobë 

Fier – Goditet një tjetër rast i “mitdhënies”.  I ofron ryshfet punonjësit të policisë rrugore për të shmangur masën administrative për shkeljen e bërë, por arrestohet në flagrancë për “mitdhënie”.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e  Korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin Festim Mina, 41 vjeç, banues në fshatin Metoq, Sarandë. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në aksin rrugor Lushnjë-Fier, duke udhëtuar me mjetin tip “Renault”, me targë AA 754 KN, i ka ofruar 2000 lekë punonjësit të policisë së qarkullimit rrugor për ta falur për shkeljen e bërë, për shpejtësi tej normave të lejuara. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga Neni 244  i Kodit Penal.
alb365/policia

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
New York Times: Në Kosovë janë investuar para për të përhapur fondamentalizmin

Gazeta prestigjioze amerikane New York...

Close