|E martë, Qershor 27, 2017

Arrestohet 47 vjeçari për dhunë 

Lushnje- Ndalohet një shtetas për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.

Ne vijim të informacionit të datës 20.12.2016 ku mbeti i plagosur shtetasi F.Ç, 52 vjeç, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje, pas verifikimeve dhe punës hetimore të kryer, ndaluan shtetasin:

-Arben Torromëni, 47 vjeç, banues në Krutje, Lushnje.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi më datën 20.12.2016, në fshatin Krutje e Sipërme, për motive të dobëta, ka goditur me mjete të forta shtetasin F.Ç, 52 vjeç, banues në fshatin Krutje e Sipërme, Lushnje.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”, parashikuar nga Neni 88 i Kodit Penal.

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Zgjedhje 2017/ Ja deputetët e Qarkut Fier (lista) https://t.co/XiiMbGc9nc https://t.co/lkj13QHCd2
11,390 people follow ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Turqia 10 minibuza dhuratë për ushtrinë shqiptare .

Tirane - Në mjediset e Ministrisë së Mbrojtjes, u zhvillua sot ceremonia me rastin e dorëzimit nga Republika e Turqisë...

Close