|Tuesday, December 6, 2016
  • NA NDIQ NË

Arrestohet 60 vjeçari, mbajti peng për disa orë një person 

ulliri

Mallakastër – Policia ndalon një shtetas për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Vetëgjyqësi”.

Nga Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Mallakastër, u bë ndalimi i shtetasit Bajram Pashaj, 60 vjeç, banues në fshatin Bejar, Mallakastër. Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi  më datë 16.10.2016, prej orës 19:00, deri në orën 01:00, në fshatin Bejar, Mallakastër, në ambientet e fabrikës së vajit në pronësi të tij, për shkak të disa mosmarrveshjeve, ka mbajtur jashtë dëshirës shtetasin P.V, 45 vjeç, banues në lagjen “Kastrioti” Fier. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Vetëgjyqësia” parashikuar nga Nenet 110 e 277 të Kodit Penal.

Më datën 17.10.2016, në kuadër të moratoriumit të gjuetisë, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër, në fshatin Ninësh, u bë kapja në flagrancë e shtetasve 1.T.M, 55 vjeç, banues ne fshatin Ninësh, Mallakastër.
2.D.M, 55 vjeç, banues në fshatin Ninësh, Mallakastër.
3.Sh.Z, 48 vjeç, banues në fshatin Gadurovë, Mallakastër.
Këta shtetas u kapën nga shërbimet e Policisë së Komisariatit Mallakastër pasi mbanin armët e  gjahut në kundërshtim me moratoriumin e gjuetisë.
Armët e gjahut u bllokuan nga ana jonë dhe do t’i kalojnë komisionit të armëve të gjahut për ndjekje të mëtejshme dhe gjithashtu keta shtetas do të procedohen administrativisht nga shërbimi pyjor për këtë shkelje.

Add a Comment

%d bloggers like this: