|E hënë, Shkurt 19, 2018

Arrestohet banda me 12 “skiftera” . (video) 

157620Itali – Policia italiane ka shkatërruar një bandë kriminale shqiptare që merrej me vjedhje, prostitucion dhe shpërndarje të lëndëve narkotike. Policia e Trenit ka vënë në pranga 12 shqiptarë pas një pune hetimore disa mujore. Mes të arrestuarve është dhe një femër e ndërsa sipas mediave italiane të gjithë ishin nga Miloti e zonat përreth. Policia nuk ka dhënë indetitetin e të arrestuarve ndërsa ka publikuar vetëm 5 foto të personave të arrestuar.

Nga hetimi doli se grupi kriminal po përgatiste grabitjen e rradhës, që do shoqërohej edhe me rrëmbimin e personit, për ta liruar më pas kundrejt shpërblimit. Banda ishte shumë e organizuar, madje në kominukimet e tyre telefonike përdornin kode. Sipas mediave italiane ata i drejtoheshin njëri-tjetrit me fjalën “garip”, ndërsa në vend të emrit të qytetit të Ternit përdronin emrin e Milotit.

Pjesa më e madhe e të ardhurave që sigurohej nga aktiviteti kriminal i bandës, sipas hetimeve dërgohej në Shqipëri, ku anëtarët e bandës ose kishin ndërtuar vila lulsoze dhe aktivitete biznesi, ose ishin në ndërtim e sipër. Policia italiane shpreson dhe në bashkëpunimin e policisë shqiptare për të realizuar sekuestrimin nga shteti shqiptar të këtyre pasurive të siguruara nëpërmjet veprimtarisë kriminale

Banda akuzohet për më së paku 50 vjedhje dhe grabitje të ndryshme. Policia dyshon se kjo bandë është autore edhe për 100 vjedhjeve të tjera. Anëtari më i rrezikshëm i bandës një 34 vjecar ka precedentë penalë për tentativë vrasje, që në vitin  2001.

Vëllai i njërit prej të arrestuarve u vra në dhjetor 2013 në Breshja me një plumb pushke në kokë nga i zoti i shtëpisë, që po grabiste. Banda dyshohet se për qëllime grabitje ka vrarë edhe zonjën Gabriela Zelli në 13 janar 2015 në Terni. Krahas vjedhjeve e grabitjeve disa nga anëtart e bandës merreshin edhe me shpërndarje droge. Kësaj bande ju kapën nga karabinieria 5,5 kg kanabis në 30 dhjetor 2014.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Atletet më të reja me vetë-lidhëse dhe të mbushura me ajër

Firma sportive “nike” ka lancuar...

Close