|E mërkurë, Tetor 18, 2017

Arrestohet çifti i bashkëjetuesve, abuzonin sexualisht me vajzën e mitur 

Fier – Abuzonin seksualisht me vajzën e mitur, arrestohen në flagrancë dy bashkëjetuesit. Policia gjen edhe 41.5 kg lëndë narkotike në banesën e bashkëjetuesve.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisaritin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasit:

1.Ilmi Hoxhaj, 52 vjeç, banues në fshatin Mbyet, Fier.
2.Selvi Yzeiraj, 40 vjeçe, banuese në fshatin Mbyet, Fier.( bashkëjetues).

Këta dy shtetas u arrestuan për arsye se në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë abuzuar seksualisht me të miturën E.Y 12 vjeçe (vajza e bashkëjetueses), sipas kallzimit të bërë ,shtetasi Ilmi Hoxhaj ka kryer marrëdhënie seksuale me te mituren që në moshën 6 vjeçare .

Gjithashtu të dy bashkëjetuesit në bashkëpunim kanë kultivuar bimë të dyshuara si Cannabis Sattivas ku 21 bime i’u gjetën të mbjella në oborrin e banesës.

Gjithashtu në banesë i’u gjetën dhe i’u sekuestrua një sasi prej 41.5 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva (i tharë).

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, “Prodhim dhe shitje e narkotikëve” dhe “Kultivim i bimëve narkotike” parashikuar nga Nenet 100/2, 283 dhe 284 të Kodit Penal.

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Ke grup gjaku 0, je mbret në shtrat

E kënaqni partnerin me shkathtësitë tuaja në dhomën e gjumit? Më në fund kemi zbuluar sekretin tuaj. Besoni apo jo,...

Close