|E mërkurë, Dhjetor 13, 2017

Arrestohet Dritan Prifti, ishte në kërkim . 

136702


Tirane – Policia e kryeqyteti ka arrestuar ish-punonjësin e ALUIZNI-t Dritan Prifti i cili ishte shpallur në kërkim për shpërdorim detyre dhe ndaj të cilit Gjykata e Tiranës kishte vendosur masën e arrestit me burg.

Mësohet se ish-punonjësi i ALUIZNI-t Dritan Priftit është arrestuar në aeroportin e Rinaasit teksa tentonte të largohej nga vendi.

Dritan Prifti është shpallur në kërkim me kartelë me ngjyrë të “Kuqe”, pasi Prokuroria Rrethit Gjyqësor Tiranë me shk.932 dt.22.01.2015 ka dërguar urdhrin e dt.22.01.2015 për ekzekutimin e vendimit penal nr.22 dt.06.01.2015 të Gjykatës Rrethit Gjyqesor Tiranë, e cila ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për V.Penale: “Shpërdorim detyre” parashikuar nga neni 248 i K.Penal.”- thuhet në komunikatën e policisë së Rinasit.
alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Demiraj/ Ka drejtues policie që marrin para nga trafiku i drogës

Ish-ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj i ftuar...

Close