|Thursday, December 8, 2016
  • NA NDIQ NË

Arrestohet Etrit Berisha 

Arrestohet inspektori në Drejtorinë Rajonale të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit,  Tiranë, i cili ka të njëjtin emër dhe mbiemër me futbollistin tonë të kombëtares.

Ai ishte shpallur në kërkim më datë 20.09.2016.

Ndalimi i këtij shtetasi, u bë pasi dyshohet se ka kryer veprën penale të “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”.

Më datë 20.09.2016, është ndaluar bashkëpunëtori i tij, shtetasi Indrit Korbi.

Policia e Tiranes informon: “Nga hetimet e kryera, ka rezultuar se këta dy shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë ushtrimit të detyrës së tyre si inspektor në Drejtorinë Rajonale Tiranë të AKU (Autoritetit Kombëtar të Ushqimit”, dyshohen se kanë ushtruar presion për një kohë të gjatë, i kanë kërkuar dhe marrë shumën prej 20.000 lekë të reja një subjekti privat për zhbllokimin e aktivitetit të tij, të bllokuar disa muaj më parë nga AKU – Drejtoria Rajonale Tiranë”

Më 30 shtator ata u shkarkuan.

Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale të “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike” të kryer në bashkëpunim, parashikuar nga Neni 259-25 i Kodit Penal

Add a Comment

%d bloggers like this: