|E hënë, Shkurt 27, 2017

Arrestohet fieraku trafikant i drogës i lidhur me talebanët 

Austri – Një shqiptar, ndër më të kërkuarit në Itali u arrestua në Korneuburg, në veri të Vjenës nga policia austriake, ndërsa ishte vetëm në një makinë.

Ai konsiderohet si një nga trafikantët më të rrezikshëm të drogës, ndërsa ishte dënuar me 12 vite burg. Prej më shumë se 10 vjetësh, shqiptari Blenard Fejzullai, 40 vjeç, ka jetuar në arrati prej më shumë se 10 vitesh.

Organizata kriminale e tij u shkatërruar në vitet 2000-2001. Ai është dënuar nga drejtësia italiane me 12 vite burg për trafik ndërkombëtar të drogës, në bazë të një vendimi të lëshuar në vitin 2006.

Mediat italiane shkruajnë se shumicën e viteve në arrati, shqiptari i ka kaluar në vendlindjen e tij në qytetin e Fierit, ndërsa ka kryer disa “vizita” në Itali dhe në Evropën Qendrore.

Mediat italiane shkruajnë se gjatë kësaj periudhe, ai ka bërë një jetë të mirë për shkak të parave të fituara nga trafiku i heroinës. Ai ka ndryshuar vazhdimisht telefonat celularë, por edhe makinat.

Ai ka ndryshuar vazhdimisht edhe profilet e tij në rrjetet sociale, por në mars të këtij viti, organet e hetimit në Itali kanë zbuluar identitetin e Fejzullahut, duke kontrolluar lëvizjet e tij, derisa u arrestua më 22 nëntor 2016 nga policia austriake.

Hetimet kanë zbuluar trafikun në sasi të mëdha të heroinës nga Afganistani, i  lidhur gjithashtu me telabanët personalisht duke marrë dhe ruajtur drogën në Shqipëri dhe vende të tjera evropiane përfshirë edhe Italinë.

Jo vetëm heroina, por organizata kriminale ishte marrë edhe me shitjen e të ashtuquajturës kokainë rozë nga Bolivia e konsideruar me cilësi shumë të lartë dhe më e shtrenjta në tregun me pakicë.

Hetimet kanë zbuluar se banda komunikonte me email, por nuk i dërgonin email-et, duke i lënë mesazhet “draft”, çka më pas hapeshin nga persona të tjerë të grupit, duke ditur fjalëkalimin.

blenard-fejzullai

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Ja kush janë OJF-të e peticionit për Vettingun (Lista) https://t.co/f8xNm8meQn https://t.co/dtcnEN8vxM
512 people follow ALB365
Twitter Pic rogerham Twitter Pic paparo_l Twitter Pic democras Twitter Pic LILLA_12 Twitter Pic ChiaraMe Twitter Pic nikoleka Twitter Pic YA4zgSWM Twitter Pic marjo037 Twitter Pic colorthe Twitter Pic Ylli75Yl Twitter Pic CamilaNo Twitter Pic Vera9048 Twitter Pic rexhepnu Twitter Pic AVSupers Twitter Pic xhemali4 Twitter Pic rylz_isr Twitter Pic egerald_ Twitter Pic LekaMeri Twitter Pic gUtY5kUC Twitter Pic KIMI8313
Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Prekaz – Përkujtohet sakrifica e familjes Jashari

Kosovë - Kosova dhe veçanërisht Prekazi kanë përkujtuar sakrificën  e familjes Jashari, në krye me komandantin Adem Jashari. Në 18...

Close