|E enjte, Gusht 24, 2017

Arrestohet hajduti i bankave i dënuar me 12 vjet burg 

Fier – Kapet i kërkuari për “Vjedhje të bankave dhe arkave të kursimit”, i dënuar me 12 vjet burg.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim Gjergji Xhaho, 47 vjeç, banues në lagjen “Kastriot”, Fier.

Gjykata e Lartë Tiranë me Vendimin e datës 02.11.2015, e ka dënuar këtë shtetas me 12 vjet burg për veprën penale të “Vjedhjes së bankave dhe arkave të kursimit” parashikuuar nga Neni 136/2 i Kodit Penal.

Ky shtetas duke qënë Nendrejtor i Bankës “Alfa”, ka vjedhur një shumë të konsiderueshme parash duke falsifikuar dokumentat.

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Pranga 2 shtetasve, nuk kishin patentë

Fier-Lushnje - Drejtojnë mjetin në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi, arrestohen në flagrancë nga policia. Specialistët e Seksionit të...

Close