|E diel, Tetor 22, 2017

Arrestohet monstrumi i lojës “Balena Blu” (video) 

Loja është përhapur si fillim nga Rusia, ku ka shkaktuar dhjetëra viktima dhe në vendet fqinjë me Shqipërinë alarmi është dhënë prej disa muajsh.

Fëmijët bien pre e lojës duke u kontaktuar si fillim në rrjetet sociale, kryesisht Facebook e më pas u nënshtrohen rregullave 50-ditore të administratorëve anonimë.

Rregullat konsistojnë në një kalendar detyrash si shëtitja natën dhe zgjimi çdo ditë në orën 04:20 të mëngjesit, shikimi i filmave horror e deri në vetëplagosje me sende të mprehta.

Ndërkohë video e mëposhtme tregon momentin kur arrestohet personi që ka shpikur këtë lojë.

Bëhet fjalë për Ilya Sidorov, një postier 26-vjeçar nga Moska.

Ai ka pranuar përpara hetuesve se drejton një grup vetëvrasjesh, me mbi 32 anëtarë.

Ai nisi të qante kur u arrestua.

Policia e ka arrestuar dhe e akuzon se ka inkurajuar një 13-vjeçare të vrasë veten.

Sidorov pranoi se ka përpunuar një lojë online me 50 sfida, që kulmojnë me vetëvrasjen e adoleshentit që luan.

Mendohet se shumica e adoleshenteve që merrnin pjesë në këtë lojë, vijnë nga familje problematike dhe të paprivilegjuara.

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Ancelotti – Ja kush e fiton serinë A

Carlo Ancelotti beson se skuadra e Romës do ët shpallet kampione në Itali. Trajneri italian, Carlo Ancelotti ka treguar skuadrën...

Close