|E shtunë, Tetor 21, 2017

Arrestohet pronari lokalit, po dhunonte punonjêsin 

Fier – Patrulla e policisë parandalon dhunën që pronari i një lokali po ushtronte ndaj punonjëses së tij. Arrestohet në flagrancë autori i dyshuar.

Gjatë shoqërimit, autori ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë duke i goditur ata. Speciastët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin: Ervin Murati, 28 vjeç, banues në lagjen “11 Janari” Fier.

Ky shtetas është kapur në flagrancë nga patrulla e policisë duke dhunuar (rrahur) në rrugë shtetasen N.Sh, 35 vjeçe, e punësuar në lokalin e tij në rrugën “Ramiz Aranitasi”, Fier. Gjatë ndërhyrjes nga punonjësit e policisë për të parandaluar dhunën ndaj punonjëses së tij, shtetasi Ervin Murati i ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë duke i goditur ata. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Kundërshtimi me dhunë i punonjësit të policisë së rendit publik” parashikuar nga Neni 236 i Kodit Penal.

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Gjykata rrëzon kërkesën e Prokurorisë për ekstradim dhe liron Arben Isufin.

Fier - Gjykata e Fierit ka vendosur sot që të mos pranoj kërkesën e Prokurorisë për ekstradimin e shtetasit shqiptar...

Close