|E premte, Janar 19, 2018

Arrestohet serbi i Bosnjes, dyshohet për krime lufte 

Gjermani – Prokurorët në Bosnjë-Hercegovinë thonë se autoritetet gjermane e kanë arrestuar ish-pjesëtarin e forcave serbe të Bosnjës, Millorad Obradoviq, i cili është i dyshuar për krime të luftës në këtë vend, pas shkatërrimit të Jugosllavisë së dikurshme.

Zyra e prokurorit të përgjithshëm ka njoftuar dje se i dyshuari Obradoviq është arrestuar në rajonin e Munihut, në bazë të një fletarrresti ndërkombëtar nga Bosnjë-Hercegovina.

Mëtutje në njoftimin e prokurorëve në Sarajevë theksohet se autoritetet e Gjermanisë e kanë filluar procedurën për ekstradimin në Bosnjë të këtij të dyshuari, 51 vjeçar.

Obradoviq është i dyshuar për pjesëmarrje në burgosjen e afro 120 civilëve myslimanë të Bosnjës, afër qytetit veriperëndimor, Prijedor, në korrik të vitit 1992.

Më vonë civilët e burgosur ishin ekzekutuar, ndërsa tre prej tyre ishin vrarë nga i dyshuari, Millan Obradoviq, theksohet në aktakuzë. /Rel/

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
David de Gea – Nuk e dia që paska kaq shumë tifozë të Realit e Barçës ktu në Shqipëri

David de Gea ka gjetur...

Close