|E premte, Shkurt 23, 2018

Arrestohet Shpëtim Gjika, dha leje të jashtëligjshme . 

gjikaVlorë – Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika u arrestua pasditen e kësaj të premteje në banesën e tij, pasi akuzohet se ka dhënë leje të jashtëligjshme për një pallat 11 katësh në qytetin bregdetar. Me vendim të Gjykatës së Vlorës, së bashku me Gjikën në prangat e policisë kanë rënë dhe vartësja e tij Doriana Sulaj, drejtoreshë e Planifikimit të Territorit në Bashkinë Vlorë, si dhe biznesmeni Artur Haxhi.

Gjika sëbashku me drejtoreshën Sulaj akuzohen për shpërdorim detyre, falsifikim dokumentesh dhe pengim të veprimeve të prokurorisë, ndërsa Haxhi është prangosur nën akuzën e ndërtimit të paligjshëm.

 Biznesmeni Artur Haxhi, administrator dhe përfaqësues ligjor i shoqërisë Turi & MZB Shpk, akuzohet se ka përdorur dokumente të falsifikuara për të nisur ndërtimin e pallatit. (Vlen për tu saktësuar se Haxhi ka qenë administrator i kësaj kompanie deri në nëntor të vitit 2014, ndërsa tashmë kjo kompani ka tjetër pronar).

Hetimet kanë zbardhur se bëhet fjalë për 4 dokumente zyrtare të falsifikuara lëshuar firmës TURI & MZB, ku këto dokumente kërkesë për leje shesh ndërtimi nuk janë paraqitur asnjëherë në mbledhjen e Këshillit në Bashkinë Vlorë mbajtur më 17 janar 2011. E për të hedhur dritë mbi veprimet e paligjshme prokuroria deklaron se është penguar në mënyrë të përsëritur nga kryebashkiaku dhe drejtoresha e Planifikimit për të marrë dokumentacionet zyrtare.

Në më pak se dy vite Gjika vihet nën akuzë për herë të dytë për falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim detyre. Pas kallëzimit më tetor të 2013-ës, do të niste më pas procesi Gjika, ku pas afro një viti me një vendim të gjykatësit Arben Micko në Tiranë kryebashkiaku fitoi pafajësinë

Veprat penale të cilat rëndojnë ndaj tre të arrestuarve
Gjika është arrestuar në banesën e tij. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Vlorës:

Kryetari i Bashkisë Shpëtim Gjika akuzohet për veprat penale “Shpërdorim detyre”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”, dhe “Ndërtim i paligjshëm të kryera në bashkëpunim”

Doriana Sulaj, 35 vjeç, me detyrë Shefe e Urbanistikës në Bashkinë Vlorë për veprat penale “Shpërdorim detyre”, “Falsifikim dokumentesh” dhe “Ndërtim i paligjshëm” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës” të kryera në bashkëpunim

Artur Haxhi, 30 vjeç, banues në Vlorë, pronar i firmës së ndërtimit “Turi MZB” shpk, për veprat penale “Falsifikim i dokumenteve” “Ndërtim i paligjshëm” dhe “Mashtrimi” të kryera në bashkëpunim

Njoftimi zyrtar i Prokurorise se Vlores, ja akuzat ndaj dy zyrtareve dhe biznesmenit
Masë “arresti me burg” për Kryetarin e Bashkisë dhe Drejtorin e Planifikimit të Territorit në Bashkinë Vlorë

Gjykata ka pranuar kërkesën e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë dhe ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për shtetasin Shpëtim Gjika, me funksion Kryetar i Bashkisë Vlorë dhe shtetasen Doriana Sulaj, me funksion Drejtor i Drejtorisë të Planifikimit të Territorit në këtë institucion, të dyshuar për konsumimin e veprave penale të “fallsifikimit të dokumentave…”; “shpërdorimit të detyrës”; “ndërtim i paligjshëm..”; dhe “veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”, të parashikuara nga nenet 186/2, 199/a/2 e 25 dhe 143/2 të K.Penal.

Gjithashtu, gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” edhe për shtetasin Artur Haxhi, administrator i shoqërisë së ndërtimit “Turi&M.Z.B”, i dyshuar për konsumimin e veprave penale “falsifikim i dokumentave”, në bashkëpunim dhe më shumë se një herë, “ndërtim i paligjshëm” dhe “mashtrimi”, të parashikuara nga nenet 186/2, 199/a/2 e 25 dhe 143/2 të K.Penal.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Bajrami – Partitë politike shqiptare në mënyrë ‘kamikaze’ u bënë pjesë e qeverisë

Close