|E shtunë, Janar 20, 2018

Arrestohet shqiptari me 70 kg drogë 

Itali – Policia italiane ka vënë në pranga ditën e djeshme një shqiptari, i cili është kapur me drogë.

Siç bëjnë me dije mediat italiane, 38-vjeçari u arrestua pasi në automjetin e tij të tipit ‘Renault Koleos’ u sekuestruan rreth 70 kg marijuanë.

Lëndë narkotike ishte paketuar në 4 thasë, dhe nëse do të shitej në doza të vogla vlerësohet se do të gjeneronte 350 mijë euro.

Arrestimi i tij erdhi pas informacioneve që kishte siguruar policia italiane, se një ditë më parë shqiptari kishte udhëtuar drejt jugut të Italisë, me qëllim trafikimin e një sasi të madhe droge.

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Basha të martën mbyll fushatën në Fier

Kryetari i PD Lulzim Basha...

Close