|E martë, Janar 24, 2017

Arrestohet shqiptari me nënën e gruan, po trasportonte 0,5 kg kokainë 

Itali – Një sasi prej gjysmë kg kokainë është sekuestruar nga policia italiane përgjatë autostradës në Del Sole, kokainë e cila në treg kap vlerën e 100 mijë eurove.

Policia e Modenas po patrullonin si zakonisht në rrugë duke kryer kontrollin e automjeteve. Në një nga kontrollet, policia është përballur me korrierët e drogës.

Një automjet tip Hyundai Atos u ndal nga policia dhe personat në bord u morën në pyetje, duke demonstruar nervozizëm që në fillim.

Tre udhëtarët shqiptarë po ktheheshin në shtëpi në Borgo Massano, duke mos justifikuar arsyen e udhëtimit të tyre.

Policia i rimori në pyetje dhe më pas nisi kontrollet e imtësishme të makinës ku kanë gjetur të fshehur 490 gramë.

Të tre personat janë arrestuar për posedim droge.

Shqiptari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, me sa duket ishte korrier droge.

Të arrestuarit, përbëheshin nga nëna, i biri dhe gruaja e tij shtatzënë. Substanca narkotike kap shifrën e 100 mijë eurove.

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Tirana Bank pranon zhdukjen 150 mln lekëve nga llogaria e emigrantit https://t.co/3Hyxc4OdFd https://t.co/ZdCjyRMsZw
505 people follow ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
“I pasur ose i vdekur”, motoja e mafies shqiptare në Hollandë

Heroina kryesor sot tregun e paligjshëm të drogës në Evropë dhe Holanda është qendra e shpërndarjes së saj. Porti i Roterdamit është pika kryesore e shpërndarjes në vende të tjera...

Close