|E martë, Mars 28, 2017

ARSIMI – U rrofshin kosheret se bletët mëmë kanë ikur 

Nga MARJON GORICA – Zot fali,degjeneruan sistemin arsimor të këtij vendi!

Fatkeqësia më e madhe e një vendi  është  kur reformat I bëjnë militantët dhe jo ekspertet.

Cfarë bëri rilindja? Vetë nga emri nuk mori asgjë prej atyre që u quajtën rilindas,madje për më tepër degjeneruan dhe emrin e tyre. Fundja ky sistem qeverisës nuk duhet ta kishte këtë përkufizim.

Bazohem tek rilindasit, bazohem tek ata të që luftuan me pushk e penë për këtë vend, për ketë gjuhë. I referohem atyre të cilët u vranë vetëm e vetëm që këtij vendi ti shtohej dituria, të krijoheshin shkollë e mbi të gjitha të mbizotëronte gjuha shqipe.

Sot për fat të keq teksa kontaktoja me të rinjë , ndër ta shihja zhgënjimin e maturantëve. Shihja sesi një numkër I lartë I tyre kishin mbetur pa shkolla,të demoralizuar dhe pa pikë shprese. Më erdhi keq , ndjeva keq ardhje jo vetëm për ta ,por për të gjithë këtë vend. Ndërmend mu kujtua Kostandin Kristoforidhi ,Naimi ,Samiu, Luigj Gurakuqi , Naum Veqilharxhi e shumë e shumë të tjerë.

ata humbën sot , humbën së bashku me mijëra student. E nëse do të dinin se cfarë bëhej në këtë vend ata do të mallkonin veten.

Luftuan për dije,luftuan tju japin sikurse dhe dy klasë shkollë cdo të riu , vetëm e vetëm që ky vend të arsimohej.

Por cfarë po ndodhë sot? Është skandal, është mjerim , është turp, po na përbuzin e po na shkelin.Sot degjeneruan sistemin arsimor, sot na shkelën aty ku dhemb më shumë. Sot demoralizuan rinin , ata të rinjë që me shpresë e ëndërr presin të ndjekin një shkollë e nesër të bëhen dikush.

Meritokracia humbi, ajo ra në humnerën dhe llumin e kësaj politike barbare e cila po dështon cdo ditë e më tepër.

Prej vitesh shkruaj për arsimin, luftojë për të ,mendoja që një ditë ky vend ishte ndryshe ,një ditë ky vend do të kishtë një arsim sic cdo shtet tjetër I europës perëndimore.  Ne po I largohemi cdo dtë e më tepër europës duke eksperimentuar e lëto eksperimente vijnë gjithnjë e në dështim për srysen dhe faktin e vetëm sepse administrata shtetërore nuk ka specialistë për të bërë reforma. Reformën nuk mundet ta bëjnë militantët e partive në pushtet ,por ata të cilët janë vërtet të specializuar dhe kanë dekada eksperienc në arsim apo në cdo fushtë tjetër.

Ku është Lindita Nikolla, kjo mësuese mësuese me ekspërienc ,por jo për ministre! Ku është Levizja Socialiste për Integrim e cila në fushatën e 2011 pikërishtë atëherë kur këta maturantë nisën gjimnazin premtuan unifik të maturës shtetërore në dobi të nxënsve, e cfarë fituan ata?

Përse askush sot nuk del të japi shpjegim sesi dështoi ky sistem arsimor?

Cdo bëhet me fatin e këtyre të rinjve , të cilët kanë 12 vite që luftojnë që ti sjellin këtij vendin vërtet ata profesionist të mirë arsimuar? Janë pikërishtë këta mijëra të rinjë që sot janë hedhur në rrugë duke u larguar nga dija dhe meritat që kanë ,janë pikërishtë këta të rinjë të cilëve do tju kërkoni votat , por për cfarë tju votojnë? Që I rrënuat, I mashtruat,nuk ju  dhatë shkollë?

I bëtë klient të universiteteve private?

Zot fali , sot të gjithë ndihemi fatkeq. Prandaj ti japim mbështetje këtyre të rinjve  dhe ti tregojmë këtij shteti që dija nuk mohohet dhe e drejta do të mbizotërojë. Është koha që militantizmi të largohet nga arsimi!

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Diabetikët tashmë me terapi të re https://t.co/dRj75EAoGQ https://t.co/kyxUz09TLC
4,407 people follow ALB365
Twitter Pic StolzNet Twitter Pic Ledina47 Twitter Pic ddsahara Twitter Pic vanigjuz Twitter Pic uuque Twitter Pic MarioRol Twitter Pic lindseys Twitter Pic joel6220 Twitter Pic AzzaStep Twitter Pic metin_no Twitter Pic kul12113 Twitter Pic javivis1 Twitter Pic 1Ambu Twitter Pic 5pt Twitter Pic RodheimT Twitter Pic RatliffT Twitter Pic laxkatz1 Twitter Pic MertYavu Twitter Pic RolandoJ Twitter Pic BeduBill
Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Ja çfarë u shkaktojnë takat e larta

Këpucët me takë të lartë janë përgjegjëse për plagët në këmbë Këmbët rrëshqasin përpara kur ju vishni këpucë me takë...

Close