|E mërkurë, Dhjetor 13, 2017

Arti që lidhi Gjilanin me Fierin. 

00_12_1418500718206524061Fier – Shkolla e Mesme e Artit Pamor të Gjilanit dhe Muzikës kanë shënuar bashkëpunimin e parë me Shkollën e Mesme Artistike “Jakov Xoxa” nga Fieri i Shqipërisë, përmes një koncerti muzikor dhe të hapjes së ekspozitës së përbashkët në Gjilan.

E pranishme në këtë ngjarje ka qenë kryesuesja e Kuvendit Komunal, Valentina Bunjaku Rexhepi, përgjegjësi për Kulturë, Rini dhe Sport, Bujar Haziri, drejtori i DKA-së, Nazmi Musa, drejtorët e shkollave të sipërpërmendura të artit e muzikës si dhe nxënës, profesorë e dashamirë të artit të Kosovës e Shqipërisë.

10850225_573645112768611_3236312727536205183_nNë emër të kryetarit Haziri dhe Kuvendit Komunal foli kryesuesja Valentina Bunjaku Rexhepi, e cila i përgëzoi të dy shkollat për bashkëpunim të mirë, duke thënë se ky bashkëpunim na bënë krenarë.

Ajo kujtoi faktin mbajtjes së fjalës së kryetarit Lutfi Haziri sa i përket dhënies së ish-objektit të kryetarit për Muzeun e Gjilanit, në të cilin objekt tashmë po zhvillohen aktivitete të shumta kulutore e artistike.

“Kur kemi artistë të pranishëm të këtij niveli është vështirë të gjesh fjalë sepse puna e tyre flet vetë. Unë ju përgëzoj për këtë bashkëpunim për këtë ekspozitë e koncert që e dëgjuam. Uroj që bashkëpunime të tilla të ketë edhe në sfera të tjera, në arsim, sport e etj”, tha Bunjaku Rexhepi.

551464_573645109435278_6614175536219542611_nPërgjegjësi i njësisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Bujar Haziri, theksoi kjo ngjarje e sotme i paraprinë festivalit me karakter mbarëkombëtar “Flaka e Janarit 2015”, i cili do të jetë tejet i pasur në nivel artistik.

Drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit, Nazmi Musa, tha se shpreson që në të ardhmen kjo fushë e kulturës dhe e bashkëpunimit të ngritet në një shkallë shumë më të lartë.

Drejtorët e dy shkollave profesionale, Zejnulla Zejnullau i Gjilanit dhe Enrik Mareku i Fierit, u ndanë shumë të kënaqur me bashkëpunimin dhe premtuan se ky bashkëpunim do të vazhdoj edhe në të ardhmen.

alb365.com/2L ONLINE/

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Kontrolloni se cili organ punonë si duhet

Mjeku i mjekësisë kineze më së pari...

Close