|E martë, Dhjetor 12, 2017

Arvizu, arrestime dhe dënime për Lzaratin. 

rama-arvizu1    Tiranë – Ambasadori i SHBA-ve Aleksandër Arvizu ka dalë sot në krah të policisë së Shtetit për sa i përket aksionit për ‘çlirimin’ e Lazaratit nga kanabisi. Këto deklarata i bëri pas një takimi me studentët e fakultetit të Shkencave Sociale.

Ambasador është shprehur i interesuar për aksionin e policisë, ndërsa ka thënë se ka pasur kontakte të vazhdueshme si me ministrin e Brendshëm Tahiri ashtu edhe me Drejtorin e Përgjithshëm të policisë, Artan Didi.

“Ne mbështesim fort veprimet e ndërmarra nga zbatuesit e ligjit. Unë dhe anëtarë të tjerë të ambasadës kemi qenë në komunikim të vazhdueshëm me ministrin Saimir Tahiri e kreun e policisë Didi. Lazarati ka qenë problem për vite të tëra dhe jemi shumë të inkurajuar që qeveria ka vendosur të veprojë. Gjithashtu vlerësojmë faktin që kanë treguar kujdes në shmangien e viktimave dhe të lënduarve. Shumë banorë nuk janë të përfshirë, por ja që jetojnë aty”, tha ai më tej.

Ndërsa vlerësoi operacionin, kreu i diplomacisë amerikane apeloi që të vijohet me arrestimin dhe dënimin e personave të përfshirë në veprimtari të paligjshme në Lazarat.

“Është e rëndësishme që aksioni të pasohet me arrestime, ndjekje penale e dënime. Por kjo në bazë të fakteve dhe jo spekulimeve”, shtoi ai.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Donald Trump refuzon t’ia zgjatë dorën Merkelit (video)

Donald Trump ka refuzuar t’ia zgjasë dorën...

Close