|E hënë, Nëntor 20, 2017

Arvizu : Drejtësia të bëjë punën e vet. 

aleksander-arvizu    Tiranë – Një ditë pasi kryeministri Edi Rama kritikoi ashpër sisitemin e drejtësisë, edhe ambasadori i SHBA-ve në Tiranë Aleksandër Arvizu ka thënë se gjyqësori në Shqipëri mbetet i dobët. Nga “Work Shop”-i rajonal mbi trafikimin e qënieve njerëzore ambasadori amerikan tha se qeveria shqiptare po mund të bëjë të gjitha përpjekejet e saj, por duhet që hallka më e rëndësishme, që është sisitemi i drejtësisë të bëj punën e vet.

“Do të doja të përgëzoja disa prej nismave të ndërmarra nga qeveria. Diçka të rëndësishme që qeveria ka bërë, ka rritur numrin e personelit të policëve dhe prokurorëve që merren me këtë çështje. Por duhen hetimet të thelluara dhe dënimet për tafikimet e qënieve njerëzore. Arrestimet duhet të përkthehen në dënime. Qeveria duhet të bëjë punën e saj por edhe prokurorët e gjykatat” ka thënë ambasadori i SHBA- ve në Tiranë. Sipas tij një rol vendimtar në këtë drejtim ka edhe shoqëria civile, e cila sipas ambasadorit Arvizu kanë mbështetjen e SHBA-ve.

Ndërkohë numri dy i qeverisë, Niko Peleshi bëri me dije se qeveria është e vendosur të çojë përpara këtë luftë, ndërsa foli për më shumë sensibilizim dhe masa parandaluese që duhen ndërmarrë.

Duke e ndalur vëmendjen tek sistemi i drejtësisë, Peleshi tha se janë liruar nga burgu shumë persona që meritonin të mbeteshin prapa hekurave, dhe se kjo gjë nuk mund të tolerohet më.

“Vendimet e pajustifikueshme, nuk mund të tolerohen, duhet reformimi i sistemit të drejtësisë për ta kthyer në shërbim të shteti. Sfida jonë është të garantojmë sigurinë e qytetarëve”, tha Peleshi .

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
bleona_qereti
Bleona Qerreti këtë verë vjen ndryshe. (fotot)

  Bleona do të vijë këtë herë për lexuesit e yllpress.com me një numër rekord fotografish të zgjedhura. Shikoni disa...

Close