|E premte, Maj 26, 2017

Asgje nuk harrohet… 

Nga ARTAN HOXHA – E njihni kete tipin? Eshte zyrtar i Federates se Futbollit te Kosoves. U be i famshem pasi zbatoi nje urdher te presidentit te FFK-se Fadil Vokrri, duke u shfaqur me megafon ne dore para ndeshjes ne Turku, Finlande-Kosove.

Ai u beri thirrje tifozeve shqiptare, duke u kerkuar te mos mbanin flamuj kuqezi dhe simbole kombetare me pretendimin se ato i perkasin nje vendi te trete.
Ky tip, ndoshta dhe 3-4 te tjere perfaqesues te FFK-se, do te shfaqen serish 2 ore para ndeshjes Kosove-Kroaci ne stadiumin “Loro Borici” te Shkodres per tu kerkuar shqiptareve te heqin flamujt kuqezi dhe simbolet kombetare.
Pretendimi eshte i njejte, flamuri i kuq me shqiponjen e zeze dykrenore per te cilin derdhen gjakun per shekuj me radhe heronjte e Kosoves, nuk i perket Republikes se Kosoves dhe provokon ndjenja shoviniste te pakicat serbe, turke, boshnjake, rome etj.
O FFK-ja, Fadil Vokrri dhe gjithe keta palacot me megafon, ndeshja nuk luhet ne Beograd, Kragujevac apo Subotice, luhet ne zemer te Shkodres.
Nuk ka burre qe ka mbajtur veshur fanellen bardhezi te Partizanit te Beogradit, apo qe mban megafon ne dore, ti detyroje shqiptaret te flakin simbolet e tyre qe i kane lare me gjak.
Nje qellimi te tille nuk ia dolen as serbet ne mes te Beogradit gjate ndeshjes Serbi-Shqiperi, duke angazhuar 5000 police e xhandare, e jo me taborret e mercenareve te FFK-se.
Kosova edhe pse eshte nje republike me vete, perbehet ne mbi 90% te saj, nga shqiptare qe kane simbole kombetare flamurin e kuq me shqiponje dykrenare.
Shqiptare, nuk ka rendesi nga jeni, Shqiperia, Kosova, Presheva, Ulqini, Shkupi, Tetova apo Çameria, nesi i shihni keta palaço me megafon ne dore, para dyerve te stadiumit “Loro Boriçi” tu bejne thirrje te hiqni simbolet kombetare,…. e dini vet zgjidhjen….
Gjate ndeshjes se 5 shtatorit Shqiperi-Maqedoni ne Shkoder, nje nga parrullat me te bukura qe u perserit me shpesh ne stadium prej tifozeve kuqezi, ishte ajo: Kosova, Kosova zemra e Shqiperise.14563536_1109491152421885_5553523887678135468_n

Nje sugjerim per presidentin e FFK-se: Mos i fry ketij zjarri se do digjesh vet.
Besoj se ke harruar mbremjen e vjeshtes se 30 shtatorit 1987, kur ne stadiumin “Ushtria Popullore e Jugosllavise” te Beogradit, ndersa mbaje veshur uniformen e shkelqyeshme Adidas me ngjyrat bardh e zi te Partizanit, ta ulen koken 11 shqiptare te Flamurtarit te Vlores.
Vertet ata nuk mbanin bluza te shkelqyshme te markave prestigjioze ne bote, dhe mbase uniformat e trikotuara te kombinatit te tekstileve Berat, linin per te deshiruar, por kishin ngjyrat kombetare kuqezi.
Ate mbremje bere gjithçka ta nxirrje fitimtar krenarine serbe, Partizan i Beogradit. Fitove 11-metershin e golit te pare, shenove golin e dyte duke e festuar me grushtin lart drejt tifozeve GROBARI te Partizanit.
Gati e permbyse ndeshjen ne kater-pese raste te tjera flagrante, por Anesti Arapi u kthye ne nje barrikade duke mos ta dhene mundesine te shenoje dhe nje gol te trete.
Pastaj, pastaj erdhi Kushta me ate goditje “strahovi udarac” qe i beri te heshtnin 40 mije serbe ne ate stadium dhe te brohorisnin me gjithe shpirt 7 milione shqiptare te shperndare ne gjithe Ballkanin.
Ne te njejtin stadium ku kombetarja e Shqiperise u kthye ne nje tjeter mbremje vjeshte 14 tetor 2014, fiks pas 27 vitesh, na rezervuan nje pritje me te tmerrshme.
Ende me buçasin ne vesh thirrjet shoviniste te mbi 30 mije serbeve, qe kerkonin vdekjen e shqiptareve, ca me teper te shqiptareve te Kosoves.
Gjithe Serbia u mobilizua qe asnje flamur kuqezi apo simbol kombetar te mos futej ne stadiumin e Partizanit.
Por nuk i ndaluan dot, as Ismail Qemalin dhe as Isa Boletinin te futeshin ne stadium nga ajri, bashke me flamurin kuqezi.
Ata 11 vlonjate me bluza tekstili te Beratit, nuk fituan per te te mundur ty, as vetem per te na gezuar ne qe jetonim ne Republiken e Shqiperise, por per tu dhene krenari gjithe shqiptareve qe qendronin nen okupimin serb ne ish-Jugosllavi.

alb365

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: PR qefmbetje me PD, regjistrohet më vete https://t.co/EV7YFWZ9Pb https://t.co/B4bs51JXkm
11,303 people follow ALB365
Twitter Pic judyrobi Twitter Pic Ianndest Twitter Pic brent633 Twitter Pic ivicespe Twitter Pic dawifey1 Twitter Pic maycol_p Twitter Pic bs_badgu Twitter Pic angie_an Twitter Pic be_be_AT Twitter Pic koseno Twitter Pic GoranPet Twitter Pic devendar Twitter Pic moazreza Twitter Pic shaunteb Twitter Pic ElkroniH Twitter Pic MindyL0u Twitter Pic brando_9 Twitter Pic Compa_Ab Twitter Pic BigbangP Twitter Pic jacobnie
Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Arrestohet 32 vjeçarit , vodhi 150 litra naftë

Fier - Vodhi 150 litra naftë, arrestohet në flagrancë autori. Specialistët për krimet në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë ...

Close