|E hënë, Maj 22, 2017

Asgjesohen 12 mijë rrënjë canabissativa në 50 parcela 

Shkodër – Vijon operacioni masiv anti – cannabis

Asgjesohen 11 757 bimë narkotike cannabis – sattiva në 50 parcela si dhe sekuestrohet një armë zjarri automatik model – 56

Në kuadër të planit të masave “Për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale të kultivimit të bimëve narkotike në territorin e Qarkut Shkoder për vitin 2016, në datë 14.09.2016, nga forcat policore të Komisariatit të Policisë Shkodër, Vau Dejës dhe Pukë në bashkëpunim me DVP Shkodër dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë Shkodër është organizuar një operacion i gjerë i përbashkët në territorin e njësisve administrative Pult, Shalë, Temal, Iballe dhe Gjegjan.

Ky operacion është zhvilluar mbi bazën e studimit të situatës operative dhe informacioneve të siguruara në lidhje me aktivitetin kriminal të kultivimit të bimëve narkotike në këto zona.

Si rezultat i kontrrollit të ushtruar u arrit që :

* Në njësitë administrative Pult dhe Shalë të Shkodrës u gjetën dhe u asgjesuan me anë të djegies 24 parcela me një numër prej 5578 bimë narkotike të dyshuara të llojit cannabis – sattiva pa autor.

* Në njësinë administrative Temal të Vau Dejës u gjetën dhe u asgjesuan me anë të djegies 20 parcela me një numër prej 2304 bimë narkotike të dyshuara të dyshuara të llojit cannabis – sattiva pa autor.

* Në njësitë administrative Iballe dhe Gjegjan të Pukës u gjetën dhe u asgjesuan me anë të djegies 6 parcela me një numër prej 3875 bimë narkotike të dyshuara të llojit cannabis – sattiva pa autor.

* Gjithashtu gjatë kontrrolit të ushtruar në njësinë administrative Gjegjan u gjetën dhe u sekuestuan në cilesinë e provës materiale edhe :

-1 armë zjarri automatik model-56,
-1 aparat telefoni celular

bimët varionin me gjatësi nga 1.7 m deri në 2.5 m të mbjella në toka publike dhe në një terren jashtëzakonisht të thyer malor

Nga shërbimet e DVP Shkodër vijon puna me intensitet dhe angazhim maksimal në terren me qëllim zbulimin dhe asgjësimin e sipërfaqeve të dyshuara me bimë narkotike dhe identifikimin dhe vënien para përgjesgjesisë penale të të gjithë autorëve të këtij aktiviteti kriminal.

Materialet proçeduriale i’u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Kultivim të bimëve narkotike” parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë për veprat penale “Kultivim të bimëve narkotike” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar nga nenet 284 e 278 të Kodit Penal.

image image image image

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Rrethi çiklistik, policia merr masa https://t.co/yG7jBAk5wZ https://t.co/kvCkHFpulu
11,451 people follow ALB365
Twitter Pic brent633 Twitter Pic ivicespe Twitter Pic dawifey1 Twitter Pic maycol_p Twitter Pic bs_badgu Twitter Pic angie_an Twitter Pic be_be_AT Twitter Pic koseno Twitter Pic GoranPet Twitter Pic devendar Twitter Pic moazreza Twitter Pic shaunteb Twitter Pic ElkroniH Twitter Pic MindyL0u Twitter Pic brando_9 Twitter Pic Compa_Ab Twitter Pic BigbangP Twitter Pic jacobnie Twitter Pic INBUEX Twitter Pic DPtw09
Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Ja masat për parandalimin e gripit

Gripi ka mbrritur në vendin ton, ndërkohë që qytetar të prekur prej tij u jan drejtuar urgjencave  të poliklinikave dhe...

Close