|E martë, Mars 28, 2017

Asnjëherë mos e laj pulën para pjekjes (video) 

Helmimi me ushqim është dukuri e shpeshtë, mirëpo ndodh kryesisht për shkak të gabimeve të njerëzve në përgatitjen e ushqimit.

Ato gjëra më së shpeshti ndodhin nga mosdija dhe pakkush di që edhe pula nuk duhet të lahet para zierjes apo pjekjes

Shumica e njerëzve (90 për qind) e lajnë pulën para përgatitjes për ta ngrënë. Ja përse kjo gjë as rastësisht nuk duhet të bëhet.

Pula e pazier përmban baktere të dëmshme, siç janë kampilobakteri dhe salmonela, të cilat çojnë në helmim të rrezikshëm me ushqim, shkruan  Health Eternally.

Larja e pulës para përgatitjes për ngrënie vetëm i kontribuon përhapjes së baktereve nëpër sipërfaqe të mishit, por edhe më gjerë.

Në shumicën e recetave kërkohet që njerëzit të lajnë mishin e shpezëvepara se të vendosin ta përgatisin për ngrënie, andaj hulumtimi ka treguar që këtë gjë e bëjnë 90 për qind e njerëzve.

– Në këtë mënyrë nuk do t’i eliminoni bakteret, por vetëm do t’i përhapni gjithandej përreth vetes – thotë Jennifer Quinlan.

Për këtë arsye ajo rekomandon:

– Lani mirë duart dhe sipërfaqen e gatimit në të cilën keni përgatitur mishin e shpezëve për zierje apo pjekje.– Patjetër ndani mishin e shpezëve nga ushqimet e tjera derisa i gatuani– Përgatitni mishin e shpezëve në temperaturë minimale prej 165 shkallësh celsius– Ndajeni ushqimin nga mishi i shpezëve në frigorifer

Nëse nuk u përmbaheni këtyre këshillave, mund të infektoheni me salmonelë, e cila çon në diarre, ethe, ngërçe në stomak, vjellje, dehidrimdhe, më e keqja, në vdekje.

Kampilobakteri gjithashtu shkakton diarrenë dhe në qoftë se nuk zbulohet me kohë, mund të sulmojë edhe sistemin nervor.

Vërtetojeni edhe vetë!

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Diabetikët tashmë me terapi të re https://t.co/dRj75EAoGQ https://t.co/kyxUz09TLC
4,407 people follow ALB365
Twitter Pic StolzNet Twitter Pic Ledina47 Twitter Pic ddsahara Twitter Pic vanigjuz Twitter Pic uuque Twitter Pic MarioRol Twitter Pic lindseys Twitter Pic joel6220 Twitter Pic AzzaStep Twitter Pic metin_no Twitter Pic kul12113 Twitter Pic javivis1 Twitter Pic 1Ambu Twitter Pic 5pt Twitter Pic RodheimT Twitter Pic RatliffT Twitter Pic laxkatz1 Twitter Pic MertYavu Twitter Pic RolandoJ Twitter Pic BeduBill
Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Kur do të ndodhë në Tiranë rasti i Parisit ?

Tiranë - Atentati që ndodhi në mes të Parisit i ka të gjitha gjasat që të ndodhë dhe në Tiranë....

Close