|E hënë, Shkurt 19, 2018

Asqeriu – Teatri sbëhet me pordhë zonja ministre 

Përballja e një grupi artistësh me Ministren e Kulturës Mirela Kumbaro është kthyer në një arenë debatesh ku në sipërfaqe kanë dalë edhe një sërë problematikash që kanë mbajtur në shpinë artistët shqiptarë.

Aktori i njohur Bujar Asqeriu ka shpërthyer në kritika duke bërë publike kushtet mizerabël në të cilën punojnë aktorët në Teatrin Kombëtar, pjesë fokale e diskutimeve të ditëve të fundit mes artistëve vetë dhe qeverisë.

Aktori i është drejtuar Mirela Kumbaros duke deklaruar se Teatri është shpirti i një kombi dhe se qeveria duhet të investojë, pasi punët bëhen me para dhe jo me po***ë!

Në një moment të dytë, sërish aktori ka ndërhyrë në debat duke i treguar Ministres se aktorët janë detyruar që edhe fytyrën e tyre në Teatër, ta lajnë me ujin e ftohtë që vjen nga banjo e një lokali aty pranë.

Asqeriu: Teatri është shpirti i këtij vendi, investoni zonja ministre, nuk bëhet me pordhë teatri, bëhet me lekë zonja Ministre! Ky është Bujar Asqeriu! Kam pengjet e artistëve të mëdhenj shqiptarë, ju nuk i dini por i di unë!

Dhe ju shqetësoheni se pse shqetësohemi ne!

Asqeriu: A e dini zonja ministre, se në teatër nuk ka ujë për të lartë fytyrën? E kam larë fytyrën, por ju nuk e dini, me ujin që vinte nga tualeti i një lokali aty pranë.

Kumbaro: Ju lutem ulni zërin , ruani qetësinë.

Asqeriu: Jam shumë i qetë unë zonja ministre. Por a e dini ju çfarë është një artist? Ti ke pasur vëllain tënd Arben Kumbaro. Ti je motra e Benit dhe unë të dua shumë, por gjërat nuk funksionojnë kështu. Jo jo, mos më keqkupto, nuk servilosem unë. Nuk kam pse të servilosem. Por për mua Teatri është jeta, është shpirti i kombit. Unë e kam lidhur jetën me Teatrin

 

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Kokëdhima – NATO e nxjerr zbuluar Ramën, na mashtroi me integrimin

ZGJIDHJA akuzoi kryeministrin Edi Rama...

Close