|E premte, Prill 28, 2017

Assad: Prishja e parë me Erdoganin për Kosovën 

Problemi i parë midis presidentit turk Rexhep Taip Erdogan dhe Presidentit të Sirisë, Bashar Al Assad ishte çështja e njohjes së Kosovës.

Presidenti sirian thotë në një intervistë dhënë për gazetën serbe “Politika”, se kjo ishte mosmarrëveshja e parë midis tij dhe presidentit turk.

“Turqia ka dashur të përdorë influencën për të ndihmuar Kosovën, por ne e kemi refuzuar këtë. Kjo ka ndodhur 7-8 vite përpara luftës në Siri, por ne refuzuam pavarësisht marrëdhënieve të mira me Turqinë. Ne kemi mbështetur Serbinë”, ka thënë Assad.

Pyetjes nëse kishte një mesazh për Serbinë, Assad tha se vendi ka vuajtur nga luftërat gjatë shpërbërjes së ish-Jugosllavisë dhe se njerëzit atje janë duke paguar edhe çmimin e asaj lufte.

Ai tha se ashtu sikurse në Serbi, edhe në Siri po përdoret e njëjta “maskë, ajo humanitare për të mbrojtur pakicat”.

“Në fakt, Perëndimi nuk kujdeset për popullin tënd, ata nuk kujdesen për popullin tonë, ata nuk kujdesen për të gjithë në këtë botë, ata vetëm kujdesen për interesat e tyre. Kjo ka ndodhur në dy dekada. Titujt janë të ndryshëm, përmbajtja është e njëjtë”, shtoi ai.

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Foto hit në internet. Shfaqet në qiell harta e Shqipërisë dhe Skënderbeu https://t.co/jdtwSfeYdR https://t.co/ko8rMn0Pz3
11,371 people follow ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Për vlonjatët dhe pak për fierakët

Nga ARIAN NIKAJ - Më kujtohet në një shtëpi përdhese të vogël me një kopësht shumë të bukur të gjelbëruar dhe...

Close