|E diel, Gusht 20, 2017

Assange merr çmimin e gazetarëve të Kazakistanit. 

julian_assange_2010-front1     Kazakistan – Unioni i gazetarëve të Kazakistanit i ka ndarë çmimin kryesor Julian Assange, themeluesit të faqes kontraverze të internetit, “Wikileaks” për përpjekjet e tij të jashtëzakonshme ne gazetari hulumtuese.

Udhëheqësi i këtij Unioni, Seytqazy Mataev, ka thënë sot se çmimi i jepet Assangit sepse “Wikileaks” ka ofruar materiale të shumta “interesante” që janë përdorur nga gazetarët në Kazakistan.

Mataev ka thënë se çmimi që përbëhet nga një trofe dhe një shumë parash, do t’i dërgohen Assangit me postë.

Julian Assange është duke jetuar brenda ndërtesës së ambasadës së Ekuadorit në Londër prej 19 qershorit 2012.

Autoritetet e Ekuadorit i kanë dhënë Assangit azil politik, pasi ai kërkohet nga SHBA-të për publikimin e materialeve sekrete, ndërsa në Suedi kërkohet për tu marrë në pyetje rreth dyshimeve për veprën penale të dhunës seksuale.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Prishtina transferon 2 lojtar nga Shqipëria

Prishtina ka njoftuar se ka transferuar nga Partizani i Tiranës dy lojtarët kosovarë: Mentor Mazrekajn dhe Labinot Ibrahimin. Të dy...

Close