|E mërkurë, Gusht 16, 2017

Atentat tek ish-Blloku, qëllohet për vdekje biznesmeni Artan Santo. 

santo        Tiranë – Një ngjarje e rëndë është shënuar në zonën e ish-Bllokut në Tiranë ku është qëlluar për vdekje me armë zjarri biznesmeni Artan Santo 58-vjeç. Krimi ka ndodhur paraditen e sotme pranë selisë qëndrore të bankës “Credins” në zonën e ish-Bllokut teksa Artan Santo ishte duke hyrë në institucion.

Artan Santo, bashkëpronar i medias “Focus Group” dhe bashkëpronar i bankës ‘Credins’, ‘TV Scan’ është qëlluar 6 herë nga dy persona të maskuar me motorr. Menjëherë pas krimit ata janë larguar drejt zonës së Liqenit.

Aktualisht në zonën e Liqenit Artificial dhe gjithë akset që lidhin këtë liqen janë ngritur postblloqe që lidhin këtë zonë. Njësi speciale janë duke kontrolluar me imtësi mbare ish-Bllokun për kapjen e autorëve.

Ka pasur dëshmitarë të shumtë në vendngjarje mes tyre dhe një luleshitëse. Ata kanë pohuar se personat e kanë pasur në shënjestër biznesmenin dhe e kanë qëlluar me arme zjarri tip, pistoletë. Pas kësaj autorët janë larguar me shpejtësi nga vendngjarja.

Burime nga policia bëjnë të ditur se motori i autorëve ishte i llojit “Scooter”, 500 kubikesh me dy numrat e fundit të targës 09.

Pritet të zbardhen pamjet filmike që kamerat e sigurisë së bankës “Credins” dhe bizneseve aty pranë kanë regjistruar në momentet e krimit.

Sipas policise, biznesmeni është qëlluar nga vrasës profesionistë me pagesë. Pas ngjarjes një polic rrugor dyshohet se ka qëlluar drejt autorëve dhe i ka ndjekur, por pa rezultat.

Burime nga policia bëjnë me dije se autorët janë ndjekur deri në kufi me Fushë-Krujën dhe te “Ura e Gjolës” kanë humbur gjurmët. Ndërkohë FNSH dhe RENEA kanë shkuar drejt zonës të dyshuar. Ndjekja e autorëve po behet edhe me helikopterë, ndersa postblloqe jane vendosur dhe në hyrje të Fushë-Krujës dhe te Ura e Gjolës si dhe në Thumanë, Mamurras dhe në rrugë dytësore.

VERSIONI ZYRTAR I POLICISË SË TIRANËS

Sipas informacioneve që vinë nga policia e kryeqytetit, mësohet se atentati ndaj Artan Santos ka ndodhur rreth orës 09.30. “Ditën e sotme rreth orës 09.30 është vrarë me armë zjarri shtetasi Artan Santo, 58 vjeç, me detyrë Drejtori i Përgjithshëm i një banke të nivelit të dytë.

Aktualisht grupi hetimor po kryen veprimet e para hetimore dhe procedurale për të zbardhur tërësisht këtë ngjarje me synim identifikimin dhe kapjen e autoreve.”-thuhet në versionin zyrtar të policisë së kryeqytetit.

KUSH ISHTE ARTAN SANTO

Artan Santo, biznesmeni 58 vjeçar që u ekzekutua mëngjesin e sotëm ishte babai i dy fëmijëve. Ai ka qenë i njohur në Shqipëri si pronar dhe bashkëpronar i disa aktiviteteve bankare por edhe mediatike. Ai lindi ne Tirane ne shtator te vitit 1956.

1976-1979 – Fakulteti i Ekonomisë, diplomohet ekonomist kontabël.
1981-1987 – Fakulteti i Shkencave Politike –Juridike, diplomohet jurist.

Eksperienca e punës

Bashkëpronari i medias “Focus Group” dhe i TV Scan
2003-2004 e në vazhdim: Drejtor ekzekutiv i Credins Bank.
2001-2002 Instituti Financiar Credins, drejtor i kreditit.
1997-2001 Banka e Kursimeve, drejtor i përgjithshëm.
1994-1997 Banka e Kursimeve, drejtor i Drejtorisë së Huave me Probleme.
1993-1994 Banka e Kursimeve, zv.drejtor i përgjithshëm, drejtor i Degës Tiranë.
1992-1994 Banka e Kursimeve, zv.drejtor i përgjithshëm – drejtor i Kreditit.
1991-1992 Banka e Kursimeve, specialist krediti.
1989-1990 Banka e Shtetit Shqiptar, shef i sektorit studimor në Drejtorinë e Kambizmit
1990-1991 Banka e Shtetit Shqiptar, zv.drejtor i Drejtorisë së Jashtme.
1984-1991 Instituti i Studimeve Ekonomike, Sektori i Studimit të Ekonomisë Botërore bashkëpunëtor tekoniko – shkencor.
1981-1984 Ndërmarrja Tregtare Industriale Tiranë, kryerevizor.

Artan Santo njihet si njeriu që bëri kthesën në Bankën e Kursimeve. Në korrik të 97-ës, kohë në të cilën Santo emërohet drejtor i përgjithshëm i kësaj banke, bilanci financiar i saj ishte me një humbje prej 6.6 miliardë lekësh. Ndërkohë që kur është larguar në shkurt të viti 2001, rezultati financiar i vitit 2000 i bankës ishte 6 miliardë lekë fitim. “Ndihem tërësisht krenar për faktin që arrita të ndryshoj situatën financiare të gjigantit bankar në Shqipëri”, – thotë Santo.

” Ishte fakt që eksperienca e gjatë në poste të ndryshme në Bankën e Kursimeve dha rezultat në punën time si drejtor i saj”, eshte shprehur dikur ai.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Nano presion deputetëve të PS-së. " Dua presidencën".

Tiranë - Një ditë pasi Fatos Nano u vetëshpall si kandidat për Bashkinë e Tiranës, në zgjedhjet e 21 qershorit...

Close