|E mërkurë, Tetor 18, 2017

Atentati – Dy persona qëllohen me armë, i plagosuri sillet në spitalin e Fierit 

Tepelenë – Atentat me armë zjarri në fshatin Luftinjë në Memaliaj. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor rural Buz- Memaliaj në fshatin Xhafaj, ku shtetasit D.H dhe D.M, të dy banues në Memaliaj duke udhëtuar me mjetin tip Ford  me targa AA275EH janë qëlluar nga një person i paidentifikuar me armë.

Për pasojë ka mbetur i plagosur shtetasi D.M rreth 25 vjeç,  i cili  është shoqëruar në spitalin e Fierit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë ku po bëhet krehja e zonës për kapjen e autorit. Burime zyrtare nga policia Fier pohuan se i plagosuri është sjell në spitalin rajonal Fier për çështje spitali, por pranë tij ndodhen edhe forca të policisë së Tepelenës për ta marr në pyetje të plagosurin pas ndërhyrjes së mjekëve.

 

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet: https://t.co/wahnaIexKS
10,432 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Ja arsyeja e vërtetë e sulmit në Orlando!

Sulmi terrorist i Omar Mateen tronditi mbarë botën. Ai vrau 50 njerëz dhe plagosi më shumë se 50 të tjerë...

Close