|E premte, Tetor 20, 2017

Atentati – Dy të vdekur e 2 të plagosur (fotot) 

Lushnje – Dy persona u ekzekutuan me armë zjarri pasditen e sotme në një atentat me armë zjarri në Lushnjes.

Dy persona kanë mbetur të vdekur nga breshëria e kallashnikovit, ndërsa një person i tretë raportohet se është plagosur rëndë. Viktima të këtij atentati kanë mbetur Zamir Latifi, 24 vjeç dhe Jurgen Hoxha. Ekzekutimi mafioz ka ndodhur në një zonë të pupulluar me dhjetëra qytetarë dhe të shtënat kanë shkaktuar panik. Deri më tani raportohet se një person ka mbetur i plagosur nga të shtënat me breshëri.

Ngjarja ka ndodhur pranë komisariatit të qytetit në zonën e njohur si “Ura e Përroit” , . Burime pranë policisë bëjnë të ditur  se i plagosur dyshohet se është nipi i Aldo Bares, ish-kapo i Bandës së Lushnjes i cili vuan dënimin me burgim të përjetshëm në një nga burgjet e sigurisë së lartë, por nga verifikimet e bëra nuk ka rezultuar  e vërtetë, por ka qënë i afërm i tij, Latifi.  Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e ngjarjes

 

Burime nga qyteti i Lushnjes pohojne se nje automjet i djegur eshte gjetur ne fshatin Cukas qe mendohet te jete pera qënë i afërm i tij, Latifi. dorur ne ngjarjen e sotme ne Lushnje

Kush janë dy viktimat

Një prej viktimave është identifikuar si shtetasi Zamir Latifi 23 vjeç nga Lushnja ndërsa viktima e dytë mbeti Jurgen Hoxha.I plagosur mbeti shtetasi Marjus Xhepexhiu, i cili ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Dy viktimat dhe i plagosuri kanë qenë të ulur në një bar-kafe kur janë qëlluar me breshëri kallashnikovi nga një automjet në lëvizje.

Pista kryesore e htimit është ajo e trafikut të drogës, kanë pohuar për alb365 burime nga policia e Lushnjes , ndërkohë që drejt Lushnje ska udhëtuat edhe drejtori i policisë së shtetit Haki Çako.

Forca të policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën.

  Policia – Informacion paraprak

Në datën 11.10.2017 në lagjen “Loni Dhamo”, në vendin e quajtur “Ura e Përroit” Lushnje, nga persona të paidentifikuar ende është qëlluar me armë zjarri automatik dhe si pasojë kanë ndërruar jetë 2 shtetas, ka mbetur i plagosur rëndë 1 tjetër, si dhe ka marë dëmtim të lehtë edhe një shtetas tjetër  i cili ndodhet në Spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve pa probleme për jetën.
Viktimat janë shtetasit Z. L, 23 vjeç dhe J. H., 22 vjeç, banues në lagjen “Loni Dhamo”, Lushnje.
Shtetasi i plagosur rëndë  është M.Xh, 26 vjeç, banues në lagjen “Loni Dhamo”, i cili po transportohet për në Tiranë.
Si dhe ka marrë demtim të lehtë shtetasi B.T, 66 vjeç.
Gjithashtu në Sallën Operative Lushnje ka ardhur një telefonatë se në aksin rrugor Lushnje-Berat, po digjet një mjet. Grupi hetimor ka shkuar menjëherë ku ka gjetur në automjet tre armë zjarri automatike. Automjeti  dyshohet se mund të jetë i autorëve. Eshtë ngritur grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Janë ngritur pika kontrolli në hyrje-daljet e qytetit me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjarje.

 

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Çfarë është kjo krijesë ekzemplare ? (fotot)

Kjo foto e përhapur me shpejtësi në rrjetet sociale ka ngjallur kuriozitet dhe shumë pikëpyetje. Foto e këtij humanoidi alien...

Close