|E shtunë, Prill 29, 2017

Atentati në Fier, mësohen detaje të reja (video) 

Fier – 39 vjecari Ari (Ilirjan) Alinani banues në Delvinë është arrestuar mbrëmjen e djeshme  me një urdhër arresti I dalë nga prokuroria e krimeve të rënda. Ai ndodhet I shtruar në repartin e kirurgjisë së spitalit rajonal Fier  pasi mbeti I plagosur nga disa plumba në krahun e djathtë  dy ditë më parë nga atentati I kryer  200 metra në aksin rrugor Fier – Seman sapo kalon shinat e hekurudhës Fier – Vlorë.

Lajmi konfirmohet nga burjme zyrtare të policisë Fier të cilat pohuan se I plagosuri ndodhet ende në spital. Ai nuk ka folur më parë duke thënë se nuk është në gjendje. Tashmë që gjendja e tij shëndetësore është përmirësuar ai do merret në pyetje, thanë buirme zyrtare të policisë Fier

Po sipas këtyre burimeve mësohet se nga ngjarja deri më sot janë marë në pyetje  18 persona  e më pas jan lënë të lirë. Policia, grupi hetimor, prokuroria  edhe sot knë shkuar në dy hotele për të mësuar detaje të reja , pasi si viktima ashtu dhe I plagosuri kanë ndenjur një natë në një hotel që ndodhet pranë rrugës Fier – Seman, por dyshohet se edhe autorët kan ndenjur në një hotel në këtë zone.  Autorët kanë qënë pa maska kur kan kryer krimin , thanë burimet zyrtare të policisë Fier , pasi nga pamjet filmike në kamerat e sigurisë në 4 bisnese  duke që autorët kanë nxjerë krahët nga xhamat e dyerve të para të makinës benz që u gjet e djegur në Zhupan e kanë qëlluar me breshëri në drejtim të automjetit Vozvagen ku ndodhej viktima dhe I plagosuri. Kur ka ndodhur atentati pranë makinë së autorëve kanë qënë dhe dy automjete të tjera  ku policia po heton nëse këto automjete dhe personat që kanë qënë në të kanë lidhje me ngjarjen apo jo. Dy kaminat e tjera janë larguar mes rrugicës së lagjes ndërkohë që automjeti nga u qëllua ka ikur në drejtim të Qënasit, Vadhizës e kanë ndaluar në Zhupan ku autorët e kanë djegur me bidon me benzinë e më pas janë larguar me automjet tjetër.

Skena e diegies së automjetit tip benz është filmuar nga një fëmijë 13 vjeçar I cili ka qënë rastësisht duke luajtur në linjën hekurudhore , por kur ka shkuar në shtëpi prindërit ja kanë fshirë videon nga telefoni celular  nga frika që të mos I ndodh gjë djalit apo atyre. Mësohet se djali ka thënë se – E pashë makinën me shpejtësi qe nxirte tym pas dhe filmova , jo s’dija gjë çfarë kishte bërë

alb365

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Lista e PDIU në 12 qarqe https://t.co/EewK9td4nu https://t.co/G3phtgVea4
11,488 people follow ALB365
Twitter Pic Joseph_I Twitter Pic ana_rdz9 Twitter Pic namethat Twitter Pic misslege Twitter Pic felrncs Twitter Pic Chriscur Twitter Pic Dodis09 Twitter Pic alexfull Twitter Pic daredevi Twitter Pic sammy42r Twitter Pic Princeto Twitter Pic Carinibi Twitter Pic YuukiRus Twitter Pic jsnugs50 Twitter Pic markin_m Twitter Pic edbiocel Twitter Pic Alex_Bub Twitter Pic natali3b Twitter Pic tburt559 Twitter Pic ollita03
Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Mediat ruse jehonë deklaratës së Ramës në “The Telegraph”

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një intervistë për gazetën e njohur britanike “The Telegraph” shpjegoi rrezikun që i vjen...

Close