|E diel, Gusht 20, 2017

Atentati, plagoset 23 vjeçari 

Disa minuta më parë u raportua se në Vaun e Dejës, një atentat la të plagosur një 23 vjeçar, shtetasin Fran Ndrecaj.

Policia ka sqaruar ngjarjen në fjalë duke dhënë detajet. Ngjarja ka ndodhur në një lokal rreth orës 21:00 të kësaj mbrëmjeje në Vaun e Dejës.

Një konflikt me motive të dobëta është bërë shkak që 23 vjeçari të qëllohet me armë në këmbë nga vetë shoku i tij, 26 vjeçari Mark Nikolli.

“Grupi hetimor  në kohë rekord ka kryer veprimet në vendngjarje,  ku ka sekuestruar prova materiale të vlefshme  që do shërbejnë për dokumentimin e plotë  të autorësisë së kësaj ngjarjeje. Nga deklarimet e marra në vendngjarje si dhe nga pamjet filmike të sekuestruara nga Policia,  rezulton se të dy këta shtetas janë shokë dhe kanë qënë të ulur  në të njëjtën tavolinë në lokal. “- sqaron Policia në njoftimin e saj.

Policia më poshtë shton se Fran Ndrecaj është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rreziku për jetën, ndërkohë që miku i tij Mark Nikolli ende nuk është arrestuar.

“Janë ngritur pika kontrolli në gjithë zonën dhe po punohet për kapjen e autorit të kësaj ngjarje.

Theksojmë se autori i kësaj ngjarje është me precedent penal, i dënuar më parë për “Armbajtje pa leje”.”- sqaron policia.

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Në Kosovë po shiten pula të ambalazhuara që në vitin 1982

Kosovë - Një pulë e konservuar, që për datë të prodhimit ka ditën e katërt të prillit të vitit 1982...

Close