|E martë, Maj 30, 2017

Audi i verdhë – Prangoset në Greqi shoferi i bandës shqiptare 

Arrestohet në Greqi shoferi i bandës së “Audit” të verdhë e cila për disa ditë me radhë radhë në janar të këtij viti shkaktoi vjedhje e panik në rrugët e provincat e zonës verilindore të Italisë.

Bëhet fjalë për një 36-vjeçar shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur. Arrestimi i tij vjen pas 8 muajsh ndjekje.

Mediat italiane raportojnë se shqiptari u kap nga policia e Venecias në kufirin midis Shqipërisë dhe Greqisë.

Makina e vjedhur në Milano me 26 dhjetor 2015, ishte gjithmonë në gjendje për ti shpëtuar policisë, derisa sa u gjet e djegur mes komunave One’ di Fonte dhe Asolo të Trevizos.

Tre shqiptarët udhëtonin me të me shpejtësi 270 km në orë duke shkaktuar dhe një aksident rrugor ku gjeti vdekjen një shtetase ruse.

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: PD prezantonë kandidatët për deputet në Roskovec. (foto e video) https://t.co/C16swonsyr https://t.co/GiX01VQ8lS
11,292 people follow ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
15 mijë Euro në valle në dasmën e Sinan Hoxhës

Mbrëmja e së enjtes ishte një datë e shënuar në kalendarin e eventeve VIP të Tiranës. Sinan Hoxha, një prej...

Close