|E shtunë, Shkurt 24, 2018

Autoboti i ujit bie në gropë në mes të qytetit (foto e video) 

Fier – Në rrugën “Jakov Xoxa” e cila është inauguruar pak kohë më parë, gjatë ditës së sotme është shmangur një tragjedi.

Një autobot i cili transportonte ujë, ka kaluar mbi një puset e cila për shkak të tonazhit të rëndë të mjetit është dëmtuar, duke çuar edhe në shembjen e një pjese tjetër të rrugës rreth pusetës.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Sharra” përballë shkollës 9- vjeçare “Pinellopi Piro”, ku kanë shkuar forca të shumta policie në vendngjarje të cilat kanë bërë rrethimin e vendit për shkak të rrezikut se hapësira e shembur e rrugës mund të zgjerohej.

alb365

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Maradona: Unë mendoj se çdo gjë është e sajuar

Diego Armando Maradona ka folur...

Close