|E premte, Gusht 18, 2017

Bakiu i Bylisit drejt Dinamos. 

Ballsh – Bakiu1-300x201Ndryshe nga parashikimet, që i dërgonin kryeqytetasit në Grupin e Veriut, Dinamo do të luajë në grupin tjetër, atë të jugut. Edhe pse rivalët e bluve do të jenë të fortë dhe që pretendojnë, ata nuk u tremben atyre. Për sezonin e ri krerët e klubit të Dinamos duket se kanë marrë të gjitha masat, ndoshta dhe nga eksperienca dyvjeçare në këtë kategori. Kështu, ata do të kërkojnë të mos përsërisin sezonin që sapo u mbyll.
Bakiu Përforcimet e sezonit të ri për Dinamon duket se do të nisin nga sulmi. Nga sa mësohet, Endri Bakiu, i dalë nga shkolla dinamovite e futbollit disa vite më parë, është një nga dëshirat e drejtuesve të bluve për merkaton e verës. Sipas planeve, “bomberi”, që mbylli sezonin me ballshiotët në Superiore, do të jetë në krye të listës për merkaton e verës. Tratativat për ta rikthyer Bakiun te Dinamo kanë nisur gjatë merkatos së janarit, ku ka pasur bisedime me lojtarin në fjalë, por në atë kohë kontrata e nënshkruar me ballshiotët nuk e lejoi atë të vishej blu. Kësisoj, pritet hapja zyrtare e merkatos së verës, që drejtuesit e Dinamos të avancojnë bisedimet me lojtarin, për ta bindur atë që të rikthehet në ekipin nga ku dhe ka dalë. Bakiu ka një eksperiencë të gjatë në Superiore. Fillimisht ai e ka luajtur me Bylisin dhe, më pas, është aktivizuar me Elbasanin, Shkumbinin, Tomorin, dhe së fundmi u rikthye te ballshiotët, ku mbylli këtë sezon. Ndërkaq, sulmuesi njeh edhe Kategorinë e Parë, ku ka luajtur me Bylisin në sezonin 2007-2008. Ardhja e tij në radhët e bluve do të ishte një forcë për shumë për ekipin e Mehmetit në sulm.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Ja si ta kuptoni që partneri ju do

Çiftet shpesh herë kanë dilema se sa ndjejnë dashuri për njëri-tjetrin. Të gjithë juve ju pëlqen të dini se sa...

Close