|E premte, Dhjetor 15, 2017

Balla kolegëve të PD: Protestë me makinat luksoze, të “falura”. 

0a4409fd7de9904a5f786d566e19e14d_LTiranë – Taulant Balla ka hedhur një foto të protestës së demokratëve, pikërisht përpara kryeministrisë. Por merr në analizë personazhet dhe makinat e tyre.

“Shikoni këto pak makina të ndaluara para Kryeministrisë. Makina boje kafe është makina e Fatbardh Kadillit, i cili qëndron në këmbë pranë saj. Po kështu makina tjetër, ish-makina e Parlamentit në pronësi të ish-deputetit Pal Dajçi (në foto). Kjo makinë është privatizuar nga Jozefina Topalli në interes të Pal Dajçit për shumën qesharake 800.000 lekë. Makina tjetër luksoze Benz Mercedez është makina e Ndriçim Babasit (në foto). Dy makinat e tjera janë të Luçiano Boçit dhe Genc Pollos. Më tej ish-nëndrejtori i rrugëve Lefter Kostenja dhe fillojnë me radhë të gjithë drejtorët e Bashkisë Tiranë. Këta janë qytetarët që nuk bënë asgjë kur çmimi ishte 2000 lekë, por po ankohen tani pse çmimi është 1550 lekë” shkruan Balla në facebook.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Si u grabit thesari i shtetit në tunelet e sigurisë së lartë në Krrabë ?

    Tiranë - Per te gjithe...

Close