|E mërkurë, Gusht 23, 2017

Ban Ki Moon 70 vjeçar, tortë me gjethe kokaine . 

20140614170537206646     Bolivi – Një tortë me gjethe kokaine iu ofrua sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Moon për 70-vjetorin e lindjes gjatë qëndrimit të tij në Bolivi.
Agjencia e lajmeve ‘Reuters’ njofton se Presidenti Evo Morales i Bolivisë i ka ofruar një tortë të bërë me gjethe kokaine. Kreu i OKB-së nuk e provoi tortën, por i falenderoi të pranishmit për festën e realizuar në nder të tij.
“Populli Bolivian ka një zemër të madhe, është popull i zgjuar që ka jetuar për mijëra vite në harmoni me natyrën” – u shpreh Ban Ki Moon.
Shefi i OKB-së ndodhej në Santa Cruz, të Bolivisë, për të marr pjesë në një takim gjatë fundjavës të G77-ës, grupi i shteteve që dëshiron të diskutojë për reduktimin e varfërisë.
Në vitin 2009, zyra e OKB-se për kontrollin e drogës njoftoi se rreth 30 mijë e 900 hektarë kokainë ishte mbjellë në Bolivi, duke e bërë këtë vend, prodhuesin e tretë më të madh në botë të kokainës, pas Kolumbisë dhe Perusë.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Bashki – USAID , ndarja e re territoriale ka sjellë probleme në zonat rurale, eja ti zgjidhim ato

Fier - Reforma  e re territoriale bëri që nga 373 njësi të qeverisjes vendore numuri të ulet në 61. Kjo...

Close