|E hënë, Nëntor 20, 2017

Banda e droges, ja rruga e trafikut te kokaines. 

kokaine-ne-shpi-1_814225     Tirane – Turqi-Prishtinë-Fushë Kuqe e më tej nëpërmjet disa të dyshuarve në Fier, nga ku transportohej drejt Italisë. Kjo është rruga që ndiqte kokaina dhe heroina, që trafikohej nga grupi i kriminal që është shkatërruar gjatë një hetimi të përbashkët mes dy vendeve Shqipërisë dhe Kosovës. Burime nga hetimi kanë bërë të ditur se, për zbulimin dhe shkatërrimin e këtij rrjeti të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike të forta, ka dhënë ndihmë edhe strukturat e Shërbimit Informativ Shtetëror, që kanë bërë përgjime të ndryshme, ambientale dhe të tjera. Por veç tyre, informacione kanë dhënë edhe agjenci ligj-zbatuese të vendeve fqinje, ku shkonte dhe lënda narkotike.

RRUGA E NARKOTIKËVE
Nga Amerika Latine dhe Afganistani në Turqi. Dhe më pas, ngarkesat me kokainë niseshin në drejtim të Prishtinës me anë të rrugëve të ndryshme por kryesisht atyre ajrore. Droga që fillimisht mbërrinte në Prishtinë më pas çohej në Pejë, ku ishte vendosur njëri prej laboratorëve të organizatës. Pasi kontrollohej cilësia dhe përzihej me disa substanca që janë bllokuar gjatë superoperacionit policor, lënda narkotike, si kokaina apo heroina nisej në drejtim të Tiranës.

Zakonisht lënda narkotike sillej në këtë vend me anë të korrierëve që niseshin nga Tirana, apo dhe nga Kosova dhe vinin në kryeqytet, Tiranë. Këtu kishte gjithmonë një person tjetër që e priste, duke e çuar më pas edhe në Fushë Kuqe, ku ndodhej dhe laboratori i kokainës, që ishte në shtëpinë e Gëzim Çelës. Këtu lënda narkotike rafinohej dhe më pas dërgohej në Fier, nga ku merrte rrugën në drejtim të Italisë apo dhe vendeve të tjera. Kjo është rruga të cilën e ka zbardhur Policia e Shteti, në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe palën kosovare.

foto-vilaa-e1402585130964          HETIMET E SHUMTA
Për shkatërrimin e kësaj bande kriminale që merrej me trafikun e lëndëve narkotike, kanë dhënë ndihmën e tyre edhe agjenci të tjera ligjzbatuese në Shqipëri, Kosovë e vende të tjera fqinje. Burime nga hetimi kanë bërë të ditur se, edhe Shërbimi Informativ Shtetëror ka bërë hetime të shumta. Strukturat e SHISH, kanë bërë përgjime në terren si dhe ndjekje të personave të dyshuar me qëllim gjetjen e provave për kapjen e trafikantëve të drogës. Gjatë këtij hetimit, policia dhe prokuroria kanë bërë kërkesat në mënyrë të fshehtë për urdhër-arrestet ndaj të dyshuarve, që janë pranuar nga gjyqtarit e procedurës paraprake në Kosovë dhe atyre në Shqipëri. Këto kërkesa kanë filluar të bëhen në funksion të hetimeve.

HETIM PASURISË
Pasuria e gjetur në banesat e Gëzim Çelës ka “lënë pa mend”, oficerët që kanë marrë pjesë në operacion dhe krerët e tyre. Në banesat e “Baronit të drogës”, policia ka sekuestruar vetëm kesh, 143 mijë euro, dhjetëra ora, bizhuteri të ndryshme, që ishin në pronësinë e Çelës. Ndërkaq është sekuestruar edhe supermarketi në “Don Bosko”, po i “Baronit”. Janë sekuestruar edhe pasuritë e personave të tjerë që janë arrestuar. Për këtë qëllim, prokuroria ka nisur dhe verifikimet, nëse këto pasuri janë bërë si shkak i veprimtarisë kriminale të tyre.

alb365.com/shqiptarja.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Unë jam Sali Berisha, s’ka prostitutë të thotë se i detyrohem një qindarkë

Tiranë - Ish-kryeministri Sali Berisha ka thënë një “të vërtetë të madhe”. Nga salla e Kuvendit, ndërsa mbajti një fjalë...

Close