|E mërkurë, Dhjetor 13, 2017

Banesat Sociale/ 12 hyrje për kryefamiljaret në vështirësi 

Fier – Po punohet me intesitet dhe përkushtim, që tu sigurojmë sa më shpejt ambjentin e dedikuar atyre që kanë nevoj më tepër se kushdo tjetër, dhe brënda këtij viti, kështu ka deklaruar për alb365 kryebashkiakja e Patosit Rajmonda Balili

Sipas Balilit mësohet se fondi për ndërtimin dhe rikonstruksionin e 12 banesave sociale (12 hyrje) është 17 milion lekësh të reja nga Ministria e  Zhvillimit Urban.Ky fond u dha këtë vit dhe duhet të vihej në përdorim po këtë vit .

Ish godinat një katëshe që ishin ndërtuar për kopësht e çerdhe në lagjen ‘E Re’ u rikonstruktuan dhe u shtua edhe një kat duke u bërë 12 hyrje. Balili pohoi faktin se këto 12 hyrje do t’u jepen grave kryefamiljare në nevojë. Nga ana e bashkisë po ngrihet një komision I cili në bashkëpunim me këshillin bashkiak Patos do të përcaktojnë se çfarë dokumentash duhen për të plotësuan kushtet, sistemin e pikëzimit dhe do të kryhet njoftimi I qytetarëve që të nisin aplikimin.

Ky është investimi i parë në këtë formë që pas viteve 1990 në qytetin naftëtar të Patosit

alb365

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Dy të vrarë në Sukth

Durrës - Një person është qëlluar me...

Close