|E enjte, Maj 25, 2017

Bankers mbyll marrëveshjen e shitjes 

Kompania Geo Jade Petroleum Corporation ka blerë të gjitha aksionet e kompanisë Bankers Petroleum Ltd.

Vetëm kompania Bankres njoftoi se duke filluar nga dita e sotme (29 shtator), është përmbyllur me sukses marrëveshja, ku aksionet shiten për një çmim prej 2.20 dollar kanadez për aksion.

Njoftimi i kompanisë:

Bankers Petroleum Ltd ka kënaqësinë të njoftojë, duke filluar që sot, mbylljen e planit të marrëveshjes të njoftuar më parë me degët e Geo Jade Petroleum Corporation.

Në bazë të marrëveshjes, kompania Geo Jade ka blerë të gjitha aksionet e emetuara të kompanisë Bankers, nëpërmjet degëve të saj, për një çmim prej 2.20 dollar kanadez për aksion.

Pritet që për tre deri në katër ditë, aksionet e Bankers të mos listohen në bursën e Torontos. Aksionet e Bankers nuk do të listohen më gjithashtu edhe në bursën e Londrës në ditët në vijim.

Aksionerët përfitues, të cilët zotërojnë aksionet e tyre nëpërmjet komisionerëve si: banka ose firmë investimi, duhet të presin për të marrë pagesën pas pesë deri në shtatë ditë pune, pas mbylljes së marrëveshjes.

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Arti i rrugës po i jep një prespektivë botës (fotot) https://t.co/69iffwWwc4 https://t.co/VY7dH30yBB
11,305 people follow ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Nuk duhet ta hiqni dhëmbin e pjekurisë, ja pse?

Dhëmbët na dalin dy herë në këtë jetë, por ka edhe të atillë që e përjetojnë edhe daljen e tretë...

Close