|E shtunë, Tetor 21, 2017

Banorë të këtij fshati shteti ia fal nga 100 mijë euro 

Është cilësuar si fshati më i pasur në botë, pasi aty secili prej banorëve ka një pasuri prej të paktën njëqind mijë euro dhe çdo familje jeton në një vilë, një fshat me arsim e kujdes shëndetësor falas dhe që ka aeroplanë dhe planifikon të blejë edhe anije.

Fshati më i pasur në botë ndodhet në provincën Jiangsu të Kinës Lindore dhe quhet Huaxi, i themeluar në vitin 1961 nga Wu Renbao. Në vitin 1998 Huaxi u bë e para komunë e regjistruar në bursë. Ajo është tani një grup më 57 kompani dhe që ka lidhje me 15 institucione kërkimore dhe universitete.

Mrekullia ekonomike e Huaxisë është një ndërthurje e punës për begatinë e përbashkët me modelin ekonomik të tregut të lirë.

Wu Renbao nuk ndoqi një qasje të ngurtë e dogmatike ndaj zhvillimit të ekonomisë kolektive, por u nis nga kushtet konkrete të fshatit të tij. Ai u nda nga jeta në vitin 2013 në moshën 85-vjeçare.

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Foshnja ndërronë jetë nga i ftohti

Durrës - Një foshnje një muajshe e seksit femër ndërroi jetë si pasojë e të ftohtit. 18-vjeçarja nga Elbasani e komunitetit...

Close