|E martë, Shkurt 21, 2017

Banorët dhe bluzat e bardha – Ujrat e zeza  pushtojnë kanalet e lagjes, ankesat nuk kan zgjidhur gjë (fotot) 

Fier – Banorët e lagjes “Qënas“  të njësisë adminsiutrative Qëndër të bashkisë Fier vetëm pak metra largë linjës hekurudhore Fier- Vlorë, edhe pse jan ankuar prej vitesh për ujrat e zeza të cilat derdhen në kanale në sipërfaqe  ende nuk është bërë asgjë, nuk është marrë asnjë masë, pohojnë ata .

Lagja e cila banohet nga afro 2500 banorë  në të gjitha rrugët e saj kryesore e dytësore ka kanale ku vec ujrave të bardha bashkë me to derdhen edhe ujrat e zeza për ato banesa që nuk kanë gropa septike por derdhen edhe ujrat , mbetjet e stallave   ku ata mbajnë derra, lopë, dele cka sipas banorëve  janë kthyer në burime epidemish për sëmundje të ndryshme. Edhe pse janë ankuar në ish komunë dhe në bashki askush nuk I ka dhënë zgjidhje.

Banorët pohojnë se shumë prej tyre mbajnë kafshë në banesa, në kasolle dhe mbetjet e tyre, pasi i pastrojnë nëpërmjet kanaleve i derdhin në kanalet anës rrugëve kryesore. Ky fenomen është bërë shumë problem pasi si natën , ashtu edhe në mëngjes e në drek era e rëndë e tyre të mbyt, amonjak gjë që mund të bëjë edhe vatra epidemish të sëmundjeve të ndryshme. Ka edhe nga ata banorë që thonë se këto dy vitet e fundit gratë e kësaj lagje preken më shumë nga sëmundjet  infektive sidomos në ato respiratore por edhe të mëlçisë

Personeli i ambulancës së Afrimit Ri pohon se disa herë ankesa është dërguar në bashkinë Fier dhe ish komunën Qëndër por ende nuk është marrë asnjë masë. Jan vet banorët e lagjes të cilët mbajnë kafshë në kasolle pranë banesave  dhe duke e ditur që nuk kan kanalizime i derdhin mbetet e tyre në kanale të hapura e jo në gropa septike.  Duhet ndërhyrje urgjente, pohiuan bluzat e bardha .

Nga ana e saj bashkia Fier ka pohuar se momentalishtë jan duke punuar për ndërtimin e rrjetit të ujsjellsit , ku banorët e kësaj lagje po marrin ujin në banesat e tyre,  më pas do ndërhyet për sistemimin e ujrave të zeza e të bardha duke i sistemuar në kanale përkatëse. Kan qënë banesa informale por ALUIZN i u ka dhënë certifikatat e do ndërhyet në sistemimin e tyre.

Edhe pse  kamera e oranews po e ngre këtë shqetësim ata përsëri nuk besojnë se bashkia Fier apo njësia e tyre administrative do ti jap zgjidhje probmeit të tyre I akumuluar prej vitesh

vlcsnap-2016-11-30-12h32m46s28 vlcsnap-2016-11-30-12h32m58s155 vlcsnap-2016-11-30-12h33m13s66 vlcsnap-2016-11-30-12h34m24s244 vlcsnap-2016-11-30-12h34m35s114 vlcsnap-2016-11-30-12h34m48s233 vlcsnap-2016-11-30-12h34m59s104 vlcsnap-2016-11-30-12h36m09s30

alb365

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Gjermania kërkon që “rasti” Haradinaj të përmbyllet shpejt https://t.co/xPmsKrCpNU https://t.co/XBEEpCIvwi
504 people follow ALB365
Twitter Pic Ylli75Yl Twitter Pic CamilaNo Twitter Pic Vera9048 Twitter Pic rexhepnu Twitter Pic AVSupers Twitter Pic xhemali4 Twitter Pic rylz_isr Twitter Pic egerald_ Twitter Pic LekaMeri Twitter Pic gUtY5kUC Twitter Pic KIMI8313 Twitter Pic AriannaC Twitter Pic drita_ho Twitter Pic famedalu Twitter Pic ShahaneS Twitter Pic MJohnson Twitter Pic NewsLajm Twitter Pic Alisiana Twitter Pic kajaturi Twitter Pic clownbom
Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
" Çlirohet " Lazarati, ikën banda nga fshati.

     Gjirokastër - Lazarati është marrë nga policia nën administrim, por një pjesë e banditëve që kanë kundërshtuar uniformat blu...

Close