|E martë, Dhjetor 12, 2017

Banorët e Lazaratit poezi për Arben Dukën. 

ben-duka    Banorë të Lazaratit  i janë kundërpërgjigjur poetit Arben Duka  me një poezi në kuadër të poezisë që ai botoi për aksionin e policisë në fshatin Lazarat. Poezia e tyre është publikuar në rrjetin social facebook. Ata kanë pohuar duke thënë se : ” Arbeni ben nje poezi per ne, ne bejme nje per Benin!”.

O Lazarati me nam ,
Ne gjithe boten bere fame ,
Edhe Benin frymezove ,
gazin e harene ja shtove.
Se ai poet I madh ,
I duhej pak frymezim,
vdes per pak lajka pushti ,
ku sheh flak , e ku sheh tym .
Na flet per operacinin ,
sikur jemi ne Siri ,
na pershkruan dhe suksese ,
u bitis more I zi.
Sa per pulen , po ta them,
Pule lind ,nuk behesh dot,
e pra qe ta dish dhe ti ,
shume cudira ka kjo bote.
Se puna ne Lazarat ,
nuk filloi as dje as sot,
jane ndruar shume pushtete,
pse e lane ma thua dot ?
Po nuk ke se cfare te thuash,
se e kam pergjigjen gati,
ti lepihesh e lajkosesh ,
edhe fryhesh nga inati .
Sa per zgjuarsine e LAZOS,
Po te them ti di shume pak,
tjeter eshte te pretendosh ,
tjeter eshte ta kesh ne gjak.
Sa bukur e thua ,
Dhe gomari dinte ,
Qe po nuk ra LAZUA ,
Rama do te binte .
Ja pra ceshte LAZUA ,
Te mban fatin peng,
dhe pse ti mundohesh ,
te besh ndonje reng.
E bere rrethimin,
Sikur na pushtuan,
Po ti e kupton?
me ke valle luftuan ?
Se emrin e morem,
Sna I dha njeri ,
Ckemi ne me shume
qe se ke dhe ti ?
Po kemi si skemi ,
Ne kemi guxim ,
Dime te rezikojme ,
Dime te mbajme qendrim.
Per te fryre ne vesh ,
ty mund te te fryne
se ne llogjikojme ,
spresim te na shtyjne.
Thjesht sjemi pa Zot,
Sjemi te pa fe,
Ne kemi nje komb,
kemi nje atdhe.
Dime te respektojme ,
I qendrojme tradites,
por ama dhe vallja,
hidhet pas muzikes.
Po qente kush jane ,
Kush te ka kafshuar ,
bo I mjeri ti ,
sa paske duruar.
Me mire nje qen mik,
Sesa nje mik qen,
vazhdo beju lajka ,
te tuve miq o BEN .
Ha nje cope nga torta,
ha te befte mire ,
kur ti kuptosh shijen ,
do duket e peshtyre !

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Arrestohen 2 shtetas, njëri për plagosje të rëndë

Lushnje - Specialistët për krimet në Komisariatin e...

Close