|E premte, Shkurt 23, 2018

Banorët e Vërrisë kundër inceneratorit: Rama na mashtroi 

Këtë të enjte në parlament kanë protestuar dhjetëra qytetarë kundër qeverisë Rama.

Fillimisht ish punonjësit e Bypass-it të Fierti e Vlorës, të cilët kërkojnë prej muajsh rrogat e tyre e më pas një sërë qytetarësh të fshatit Vërri të Fierit, atje ku pritet të ndërtohet një incenerator.

Banorët kanë ardhur në dyert e parlamentit dhe kanë kërkuar nga kryeministri që të mbajë premtimin për të mos ndërtuar inceneratorë në derën e shtëpive të tyre.

“Ne protestojmë për një të drejtë që na kanë mashtruar. Filloi ndërtimi i inceneratorit, pas një dajaku që mori fshati. Të vinë të tërë këtu, jo vetëm ajo që mori votën dhe premtimin et hënë ta bëj realitet, jo të gënjejë, mashtrojë dhe të rrijë strukur atje në vrimat e miut”, shprehen banorët e Vërrisë.

 

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Pranga për autorët e dyshuar të vrasjes në Sarandë

Sarandë - Policia e Sarandës...

Close