|E hënë, Shkurt 19, 2018

Banorët kundër inceneratorit – “Policia na hodhi në kanal” 

Fier – Ashtu si ditën e djeshme, e marta i ka gjetur sërish në protesta banorët e fshatit Verri në Fier, aty ku është projektuar ndërtimi i një inceneratori për djegien e plehrave.

Banorët kanë dalë sërish në rrugë, pavarësisht se ditën e djeshme pati edhe përplasje me policinë, e madje edhe 4 persona të arrestuar.

Njëra nga banoret ka deklaruar për Report Tv se e djeshmja ishte një ditë për t’u mos harruar, pasi policia ka ushtruar dhunë fizike mbi protestuesit.

“Neve gratë na mbërthyen policët. U turrën burrat, i ngritën gratë, ca i hodhën në kanal, për arsye se kishin filmuar. Përveç kësaj vajtën dhe me të shara. Ne plehra në verri nuk duam, ne do vdesim dhe nuk dorëzohemi. Aty mund të ndërtohen dhe raketa bërthamore. Këta po e blejnë kancerin me lekë dhe po ia japin popullit”, tha gruaja.

“Më ka tërhequr zvarrë dhe më tërhoqi në kanal. Më dërrmuan dhe ju thashë ‘çfarë jemi ne serb apo shqiptar?’ Më tha ‘ju jeni serbo-shqiptar. Policia na rrethoi sikur të ishim terroristë”, tha një banore tjetër

 

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Të fala paç Edi, jam gruaja nga Fieri

Nga INDRIT VOKSHI - Edi i...

Close