|E enjte, Qershor 29, 2017

Banorët e Mbyetit: Mos na helmoni me plehra, stërhiqemi nga protestat 

Fier – Banorët e fshatit Mbyet në Fier, kanë protestuar për të tretën ditë më radhë kundër ndërtimit të landfillit të përpunimit të mbetjeve. Banorët thonë se do të vijojnë të protestojnë deri në anulimin e vendimit për ndërtimin e impiantit. Ndërkohë policia ka proçeduar 12 prej banorëve protestues për grumbullim të paligjshëm.

Banorët e fshatit Mbyet në Fier kanë vijuar për të tretën ditë me radhë, protestat kundër ndërtimit të landfillit.

Pavarësisht se protesta e tyre cilësohet e paligjshme nga policia, banorët thonë se nuk do të tërhiqen deri në anulimin e vendimit për ndërtimin e landfillit të përpunimit të mbetjeve.

Ata kërkojnë që shteti të mos sjellë mbetjet në Plyk, ku banesat janë shumë pranë vendit të përcaktuar për landfillin.

Banori: Është më ligj që duhet larg zonave të banuara, as 50 metra larg tij janë shtëpitë, ku do shkojnë këta? Nuk bëhet fjalë për tokën, ku do të shkojmë ne si banorë? Kanë ardhur të shtunave dhe të dielave dhe na kanë matur tokat pa leje, është shkelje e pronës dhe individit.

Banori: Të bashkohen, të vijë Plyku, Krabzi, Driza, Mbyeti. Të tërë të çohen se do të na helmojnë me plehra. Për këta kalamaj bëhet kjo luftë këtu, nuk bëhet për ne.

Ndërkohë policia e Fierit njofton se ka proceduar penalisht 12 banorë protestues të fshatit Mbyet, për grumbullim të paligjshëm dhe kundërshtim të policisë.

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Bashkia – KUJDES nga temperaturat e larta, rrezik zjarri https://t.co/RFNvr9n7Fs https://t.co/55yzDd1Koc
11,392 people follow ALB365
Twitter Pic johnramp Twitter Pic Bougainv Twitter Pic cammipha Twitter Pic olsimust Twitter Pic albanaHa Twitter Pic kwabbybo Twitter Pic PercjaSu Twitter Pic Ianndest Twitter Pic brent633 Twitter Pic ivicespe Twitter Pic dawifey1 Twitter Pic maycol_p Twitter Pic bs_badgu Twitter Pic angie_an Twitter Pic be_be_AT Twitter Pic koseno Twitter Pic GoranPet Twitter Pic devendar Twitter Pic moazreza Twitter Pic shaunteb
Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Kallashi super HOT, tregon “Zogun”. (fotot)

Kosovë - Valltarja e klubeve të natës nga Ferizaj, Donjeta Kosumi e njohur si Kallashi po i ‘çmend’ fansat e...

Close